Categories: sport

Holanda hyn në histori, thyen rekordin e famshëm të Brazilit në Kupën e Botës

Holanda shënoi një fitore të thellë 5-1 ndaj Suedisë në përballjen e saj të dytë në Grupin F, të zhvilluar në Houston.

Dy herë realizuan Brian Brobbey, në minutat 5 dhe 17, si edhe Cody Gakpo, në minutat 47 dhe 54. Golin e vetëm për suedezët e realizoi Anthony Elanga në minutën e 59-të, ndërsa Crysencio Summerville vulosi shifrat përfundimtare në minutën e 89-të.

Të lidhura

None found

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, rezultoi i saktë me zgjedhjen për ta nisur nga minuta e parë sulmuesin fizikisht të fortë Brobbey, i cili mungoi në ndeshjen e parë ndaj Japonisë. Sulmuesi iu përgjigj menjëherë besimit të marrë, duke shënuar dy gola në fillim të takimit, të dy nga afër pas krosimeve të ulëta nga krahët të Gakpo dhe Dumfries.

Me këtë sukses, Holanda regjistroi dy arritje historike në Kupën e Botës.

Kjo ishte ndeshja e 14-të radhazi pa humbje për holandezët në këtë turne, një ecuri që kishte nisur që në raundin e parë të Botërorit 2014 me fitoren 5-1 ndaj Spanjës.

Që prej atëherë, “Portokallinjtë” kanë grumbulluar 10 fitore dhe katër barazime, mes tyre edhe dy barazime ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e vitit 2014 dhe çerekfinalen e vitit 2022. Në të dyja rastet, ata u eliminuan pas penalltive.

Disfata e fundit e Holandës në Kupën e Botës, pa llogaritur gjuajtjet e penalltive që regjistrohen si barazim, daton në finalen e vitit 2010, kur Spanja triumfoi 1-0 pas vazhdimeve.

Para këtij rezultati, rekordi i përkiste Brazilit të Peles, që kishte arritur 13 ndeshje radhazi pa humbje në periudhën 1958-1966. Gjatë asaj serie, brazilianët numëruan 11 fitore dhe dy barazime.

Një tjetër rekord për Holandën ishte edhe ndeshja e 18-të pa humbje radhazi në fazën e grupeve. Kjo seri kishte nisur në raundin e tretë të Kupës së Botës 1994, me fitoren 2-1 ndaj Marokut. Humbja e tyre e fundit në këtë fazë kishte ardhur përballë Belgjikës, me rezultatin 1-0.

Pas kësaj fitoreje, Holanda ngjitet në vendin e parë të renditjes me katër pikë, ndërsa Suedia mban pozicionin e dytë me tre.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

1 hour ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

2 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

2 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

2 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

2 hours ago