Categories: sport

HISTORIA/ “Makthi pandemik”, që realizoi ëndrrën e portierit çek për “Euro 2020”

Udhëtimi i papritur i portierit Alesh Mandous te Përfaqësuesja e Çekisë filloi me atë që ai mendoi se ishte një shaka dhe përfundoi me një ëndërr të realizuar si anëtar i ekipit çek për turneun “Euro 2020”, që fillon të premten.

Ajo thirrje shtatori, pasi COVID-19 mënjanoi anëtarët e rregullt të ekipit kombëtar dhe i detyroi çekët të krijonin një ekip të ri për t’u përballur me Skocinë në ndeshjen e Ligës së Kombeve, i dha një mundësi portierit 29-vjeçar të skuadrës Olomouc për të bërë përshtypje.

Të lidhura

None found

“Në fillim kishte raportime se ndeshja ishte anuluar dhe se nuk mund të luhej, kështu që askush nuk priste që ndeshja të vazhdonte”, tha Mandous. “Derisa po shëtisja qenin tim, mora një telefonatë. Ishte trajneri Holoubek ai që më thirri dhe më tha se unë jam i nominuar për ndeshjen. Në fillim mendova se ishte një shaka”.

Pandemia globale ka detyruar organizatorët e “Euro 2020” të ndryshojnë planet për turneun që u shty për një vit, në të cilin numri i tifozëve në tribuna do të jetë i limituar. Mirëpo për lojtarët si Mandous, pandemia ofroi një mundësi.

Shansi i tij erdhi tetë vjet pas paraqitjes së vetme me Përfaqësuesen U21 të Çekisë, në vitin 2013. Në fakt ishte situata me koronavirusin që detyroi Çekinë të krijonte një skuadër krejtësisht tjetër, të cilën do ta udhëhiqte David Holoubek, përzgjedhësi i ekipit U18.

Me nëntë lojtarë që debutuan me Përfaqësuesen A të Çekisë, ekipi bëri një paraqitje solide në humbjen 2:1 nga Skocia, ndërsa portieri Mandous mori vlerësime. Kjo edhe ishte paraqitja që trasoi rrugën e portierit 29-vjeçar të përfshihet te Çekia për “Euro 2020”.

“Është një nder i madh të luaj për ekipin kombëtar, mbi të gjitha të jem pjesë e Kampionatit Evropian”, tha Mandous. “Jo shumë njerëz kanë fat të përfaqësojnë vendin e tyre në turne të tillë”.

Ndërsa Mandous po përgatitet, Çekia ndeshjen e parë në “Euro 2020” do ta luajë pikërisht kundër Skocisë më 14 qershor, në kuadër të Grupit D. Mandous është njëri prej tre portierëve të ftuar nga përzgjedhësi Jaroslav Silhavy. Ky i fundit ka ftuar edhe Jiri Pavlenkan e Werderit dhe Tomas Vaclikun e Sevillas, por Mandous është i gatshëm nëse i jepet mundësia të dëshmohet edhe në “Euro 2020”.

Çekët – që do të paraqiten në Evropianin e shtatë rresht – përballen me një sfidë të vështirë për të avancuar nga grupi, i cili përfshin edhe Anglinë e Kroacinë.

Edhe nëse nuk inkuadrohet në asnjë ndeshje të Evropianit, mundësia e Mandousit për të marrë pjesë në këtë ngjarje e tejkalon zhgënjimin e së dashurës së tij për anulimin e planeve të pushimit veror.

“E dashura ime dhe unë po planifikonim një pushim në Greqi, por unë jam shumë i lumtur që jam pjesë e Çekisë për Evropian”, tha Mandous.

të fundit

Kuçi hedh poshtë akuzat për persekutim: Policia e Kosovës mbron rreth 170 objekte ortodokse, Serbia vijon fushatën e dezinformimit

Profesori i Kolegjit Universum dhe bashkëpunëtori i jashtëm në ISLH “OCTOPUS”, Gurakuç Kuçi, ka deklaruar se pretendimet për persekutim të…

2 minutes ago

Biznesmeni Ermal Beqiraj arrestohet në Francë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, ndalohet në Francë biznesmeni Ermal Beqiraj, priten procedurat e ekstradimit. GJKKO i ka…

4 minutes ago

Orlando Bloom dhe Luisa Lemel shfaqen të dashuruar gjatë pushimeve në bregdetin italian

Orlando Bloom dhe partnerja e tij, modelja 28-vjeçare Luisa Lemel, janë fotografuar duke kaluar disa ditë relaksi në bregdetin italian,…

4 minutes ago

Güler shkëlqen si organizator, Real Madridi i Mourinhos dominon Leganésin në testin e dytë

Real Madridi ka marrë fitoren e dytë në fazën përgatitore nën drejtimin e José Mourinhos, duke mposhtur Leganésin me rezultat…

17 minutes ago

Uji i rubinetit në Krushevë shpallet i sigurt, hiqet zyrtarisht masa e ndalimit

Banorët e Krushevës mund të përdorin sërish ujin nga ujësjellësi i qytetit për pije dhe nevoja shtëpiake, pas tre analizave…

22 minutes ago

Në moshën 75-vjeçare, Claudio Ranieri i rikthehet futbollit për detyrën e re në Kombëtaren e Italisë

Claudio Ranieri është rikthyer edhe një herë nga pensioni. Trajneri legjendar italian është emëruar drejtori i ri teknik i Kombëtares…

23 minutes ago