Categories: sport

Herrera: Gjenialiteti i Messit në stërvitje ishte diçka që nuk do të përsëritet

Ander Herrera, ish-mesfushori spanjoll që ishte shok skuadre me Lionel Messin te Paris Saint-Germain, ka rrëfyer me admirim të madh atë që argjentinasi shfaqte gjatë seancave stërvitore.

Të lidhura

None found

Edhe pse aventura e Messit në Paris u shoqërua shpesh me zhgënjimin e mungesës së suksesit në Ligën e Kampionëve, cilësitë e tij të jashtëzakonshme vazhdonin t’i linin pa fjalë bashkëlojtarët.

“Është diçka që nuk do ta shohim më. Sa herë e humbi topin në stërvitje? Zero. Ishte çmenduri. Leo, çdo ditë!”, deklaroi Herrera.

Spanjolli theksoi se për të luajtur me futbollistë të tillë duhet të kuptosh mënyrën se si t’u krijosh hapësirën e duhur. “Yjet janë yje. Mendoj se kisha empatinë e nevojshme për të luajtur me ta. Duhet të dish si t’u japësh hapësirë, sepse nëse bëj punën time, ata do të më bëjnë më të mirë. Messi dhe Neymar duan që t’u japësh atyre topin dhe të jesh aty në rast se kanë nevojë ta kthejnë”, tha ai.

Herrera u ndal edhe te vështirësitë që sjell drejtimi i një ekipi me shumë emra të mëdhenj, duke vlerësuar ndikimin e Luis Enriques në suksesin e Paris Saint-Germain.

“Është e vështirë, por jo e pamundur. Ancelotti e bëri këtë te Real Madridi me Cristianon, me Balen, me Benzeman, me Sergio Ramosin… Dhe shikoni çfarë arriti Enrique me Paris Saint-Germain”, përfundoi spanjolli.

të fundit

Neymar zgjedh më të mirin në botë në prag të ceremonisë së Topit të Artë 2026

Neymar Junior ka emëruar lojtarin që ai beson se është aktualisht futbollisti më i mirë në botë përpara ceremonisë së…

3 minutes ago

Vdekja e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis: Policia gjen dy ampula në klinikë, analizat zbulojnë disa substanca në gjakun e tij

Detaje të reja dalin në dritë nga hetimet për vdekjen e Giorgos Mazonakis. [...]Read More...

15 minutes ago

Kremlini përshëndet pezullimin e masave ndaj Rusisë nga Trump: “Moment historik

Kremlini ka mirëpritur vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të pezulluar disa prej sanksioneve dhe tarifave ndaj eksporteve ruse.…

15 minutes ago

Luiz Ejlli: Populli po injorohet, nëse merremi me 3 kazanë që digjen i largohemi arsyes së protestës, deputetët dhe ministrat nuk flasin dot

Këngëtari Luiz Ejlli,  teksa ishte i ftuar në emisionin “Top Story” me Grida Dumën, është shprehur se protesta është çështja…

15 minutes ago

Bajrami kritikon trajtimin e punëtorëve privatë: Sektori publik merr pagën e 13-të, ndërsa privatit i mungon edhe minimumi

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të shkollave, duke e kritikuar moszbatimin e…

17 minutes ago

Në Brvenicë votojnë sot 88 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm

Banorët e Komunës së Brvenicës do të votojnë nesër në zgjedhjet e parakohshme lokale për zgjedhjen e kryetarit të Komunës…

22 minutes ago