Paraqitjen e fundit zyrtare e bëri në “La Bombonera”, ku mbajti fanellën e Boca Juniors në Copa Libertadores. Tani, mesfushori Ander Herrera përgatitet për një ndeshje në një realitet krejt tjetër.
37-vjeçari do të zbresë në fushë në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll, përballë Gimnastic de Tarragona dhe para afërsisht 6500 tifozëve. Megjithatë, për të, rikthimi te Real Zaragoza ka një peshë të jashtëzakonshme emocionale.
None found
Pas 15 vitesh larg klubit, Herrera është kthyer në skuadrën e qytetit të tij si lojtar i lirë nga Boca Juniors. Ai e konsideron këtë rikthim si një prej dëshirave të fundit që synon të realizojë gjatë karrierës.
“Me shumë gjasë, kjo është ëndrra e fundit që kam dashur ta bëj realitet”, ka deklaruar Herrera për BBC.
“Të rikthehem në shtëpi, në vendin ku jam rritur dhe në klubin që më dha mundësinë të bëhesha profesionist, jo vetëm si futbollist, por edhe si njeri. Ende e ndiej pasionin dhe dëshirën për të luajtur futboll. Nuk ka mënyrë më të mirë për ta mbyllur karrierën sesa të luaj në shtëpi”.
Karriera e tij është zhvilluar në nivelet më të larta të futbollit evropian. Herrera ka pasur dy periudha te Athletic Bilbao, ndërsa ka luajtur gjithashtu për Manchester United, Paris Saint-Germain dhe, së fundmi, Boca Juniors.
Gjatë viteve, ai ka fituar trofe të rëndësishëm, mes tyre Ligën e Evropës dhe Kupën FA. Në pankinë ka pasur trajnerë të njohur si Jose Mourinho, Thomas Tuchel dhe Marcelo Bielsa.
Mes bashkëlojtarëve të tij kanë qenë edhe disa prej figurave më të mëdha të futbollit botëror, përfshirë Lionel Messi, Neymar dhe Wayne Rooney.
Detyra e re e pret në një moment të vështirë për Real Zaragozën. Klubi po përballet me një nga periudhat më të rënda të historisë së tij.
Zaragoza, e cila në vitin 1995 triumfoi ndaj Arsenalit në finalen e Kupës së Fituesve të Kupave, ra nga La Liga në vitin 2013. Pas 13 vitesh në kategorinë e dytë, skuadra përfundoi edhe në kategorinë e tretë.
Herrera synon që përvojën dhe aftësitë e fituara gjatë karrierës t’i vërë në dispozicion të klubit që ka në zemër.
“Real Zaragoza i përket Evropës. Është një klub që duhet të luftojë për trofe dhe të përballet me klubet më të mëdha në Spanjë e në Evropë. Dua ta vendos kualitetin, përvojën dhe pasionin tim në shërbim të klubit, në mënyrë që Zaragoza të rikthehet aty ku e meriton të jetë”.
Rikthimi i tij bëhet edhe më i veçantë nga vendimi për të mos përfituar financiarisht. Herrera ka kërkuar që të ardhurat e kontratës së tij t’i kalojnë fondacionit të Real Zaragozës.
“Nuk kam nevojë për kontratën. Kam pasur një karrierë shumë të suksesshme dhe jam kujdesur për financat e mia. Mund t’ia bëj vetes këtë dhuratë dhe ta vesh atë fanellë pa kompensim, sepse dua të ndihmoj klubin, ekipin dhe qytetin”.
Në moshën 37-vjeçare, pasi ka luajtur në stadiumet më të mëdha të Evropës dhe Amerikës së Jugut, Ander Herrera ka zgjedhur të kthehet në Zaragoza, aty ku nisi gjithçka, për një mision që për të ka më shumë vlerë se çdo marrëveshje financiare.
Ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare aktori i zërit Peter Cullen, një prej figurave më të njohura të industrisë së…
Ballkani ka bërë zyrtare emërimin e Sami Sermaxhajt në postin e trajnerit të ekipit të parë.Sermaxhaj, i cili konsiderohet si…
Këngëtarja e njohur amerikane Beyoncé ka njoftuar një donacion prej 1 milion dollarësh për të mbështetur përpjekjet e ndihmës në…
Nis të funksionojë shërbimi i trombektomisë për ata të cilët pësojnë ishemi apo hemorragji cerebrale, si dhe kanë patologji të…
Ditët për vendimin ndaj katërshes së ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë nisur së numëruari mbrapsht, para se Gjykata…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Francës, Olivier Guérot, me rastin e…