Emiliano Martinez ishte heroi i Argjentinës në gjysmëfinalen e Copa Americas përballë Kolumbisë. Portieri i Aston Villas jo vetëm që zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë gjatë 90 minutave, por mbi të gjitha u tregua unikal duke ndalur tre 11 metërsha dhe duke i dërguar albicelestët në finalen e tretë në 4 edicionet e fundit. Vetë protagonisti ishte mjaft i emocionuar për këtë arritje.
“Jam larguar për shumë kohë nga shtëpia, pikërisht për të përjetuar momente të tilla, nuk kam fjalë. Shënuam shpejt, por më duhet të them që Kolumbia zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë, dhanë gjithçka dhe luajtën një pjesë të dytë fantastike. Ne patëm disa shanse për të shënuar të dytin, por nuk i’a dolëm. Penalltitë më pas janë fat dhe unë isha më me fat kësaj here. “
None found
Gardiani i “La Selecion” foli edhe në lidhje me finalen, me superclasicon kundër Brazilit.
“E vërteta është që Brazili ka një skuadër të madhe. Ata janë organizatorët e turneut dhe kanë qënë favoritë që nga dita e parë, por ne kemi një trajner të mrekullueshëm, më të mirin në botë dhe do shkojmë për ta fituar finalen.”
Hansi Flick ka vendosur të ndryshojë dinamikën e punës për gjashtë futbollistë të Barcelonës, të cilët ende nuk e kanë…
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se Njësia A4 është ndalur në mënyrë të kontrolluar më 11 gusht 2026,…
Rusia ka liruar ish-marinsin amerikan Robert Gilman pas më shumë se katër vitesh burgim, në një lëvizje që shihet si…
Ministria e Mbrojtjes shprehet se 25 vatra zjarri janë raportuar në vend gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 9 prej…
Këtë të mërkurë, ka mbërritur në Gjykatën e Korçës Kristian Sterjo, 20-vjeçari i akuzuar për vrasjen e Johan Zukos. Sterjo…
Dy incidente të ndara kanë ngritur shqetësime të reja për sigurinë e transportit tregtar në ujërat ndërkombëtare. [...] Read More...…