Qëndrimi i Thierry Henry ndaj vendimit që Zinedine Zidane të marrë drejtimin e Francës ka ngjallur diskutime.
None found
Ish-sulmuesi francez nuk pranoi të jepte asnjë koment për ish-shokun e tij nga gjenerata e artë, i cili tani udhëheq kombëtaren, duke shtuar dyshimet se ai mund të mos e mbështesë vendimin e Federatës Franceze të Futbollit.
Gjatë një interviste për gazetën spanjolle AS, Henry u pyet për pasardhjen e Didier Deschamps nga Zidane, por nuk deshi të analizonte fillimin e kësaj periudhe.
“Nuk është problemi im dhe i uroj gjithë të mirat”, tha shkurt Henry.
Ish-ylli i Arsenalit nuk shtoi asgjë më tej dhe shmangu çdo detaj rreth etapës së re të ekipit kombëtar.
Kjo qasje ishte krejt ndryshe nga përgjigjet e hollësishme që ai dha për pyetjet e tjera në intervistë, duke nxitur spekulime se ai mund të ketë një mospajtim me emërimin e Zidanes, me të cilin dikur ndante fushën te Franca.
Ndryshe, Franca e nis nesër (të premten) fazën e re nën drejtimin e Zidane me një vizitë në Turqi, në raundin e parë të Ligës A në Ligën e Kombeve.
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me…
Këtë të mërkurë, moti parashikohet të jetë pa reshje në të gjithë vendin. Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale dhe maksimale…
Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm lidhur me sferat praktike të…
Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në…
Në Serbi pas 12-viteve, ka rënë Aleksandar Vuçiq nga pushteti, derisa drejtimin e këtij shteti do të marrë Lista Studentore…
Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, është arrestuar pas një aksioni policor në malet e Becit të…