Eden Hazard rrëfeu karrierën e tij në futboll nëpërmjet një interviste të gjatë për prestigjiiozen franceze, “France Football”.
Belgu që “vari këpucët në gozhdë” verën e kaluar duke i dhënë fund karrierës 16-vjeçare, theksoi në intervistë se vetëm Lionel Messi ka pasur më shumë talent se ai, ndërsa vlerëson edhe Antonio Conten si trajnerin e vetëm që i ka marrë maksimumin në fushë kur bashkëpunonin te Chelsea, edhe pse në fund u lodh nga taktikat e italianit.
None found
“Conte ishte shumë kërkues ndaj meje, çdo ditë më kërkonte më tepër. Është një nga trajnerët më të mirë në qarkullim dhe nën drejtimin e tij besoj se kam përjetuar edhe sezonin më të mirë të karrierës. Megjithatë, erdhi një moment ku nuk mund t’ia dilja më me stërvitjet e tij, ishin shumë të lodhshme dhe taktike. Nga ana tjetër, me Mourinhon në vitin e tretë gjërat nuk shkuan edhe aq mirë. Megjithatë, në stërvitje tregohej pozitiv dhe i lajmëronte lojtarët e tjerë të mos ndërhynin ashpër ndaj meje”, tha ai.
“Dieta? Nuk abuzoja, por edhe aq i vëmendshëm nuk isha. Më pëlqente një darkë apo edhe ndonjë gotë me shoqërinë. Më ndodhi njëherë që natën para një ndeshje ta teproja me ushqimin dhe me pijen, por sërish ia dola që në ndeshje të shënoja gol. Në frigoriferin tim ishte gjithnjë një shishe shampanjë e shijshme, unë e dija se dieta nuk shërbente për asgjë sepse nuk e kam menduar kurrë që ta vazhdoja futbollin deri në moshën 40-vjeçare”, shtoi ish-ylli belg.
“Talenti? Unë mendoj se vetëm Lionel Messi është më i talentuar se unë. Sigurisht, edhe Cristiano Ronaldo është në një nivel shumë të lartë, por unë flas vetëm për talentin, mendoj se kam më shumë se CR7. Mund të bëja më shumë në karrierë, por nuk kam pasur vullnetin e duhur. Statistikat nuk më kanë interesuar kurrë.
Transferimi te Real Madrid- Shkoi keq, ndonjëherë dëmtohesha sapo zgjohesha nga gjumi. Trupi im ishte shumë i lodhur dhe nuk po arrija ta qetësoja. Me erdhi keq që zhgënjeva tifozët”, deklaroi Hazard. /gazetaexpress/
Një zjarr me përmasa të mëdha është duke u përhapur në Malin e Çikës, teksa raportohet se po i afrohet…
Shqipëria U-21Kombëtarja shqiptare U-21 e ka nisur me një pikë aventurën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, teksa ka barazuar 1-1…
Sipas Diario AS, drejtori ekzekutiv i Atletico Madridit, Miguel Angel Gil Marin, kishte vendosur 20 qershorin si afat të prerë…
Dashi Marrëdhënia ne çift do lere për te dëshiruar gjate gjithë kësaj dite. Nuk do merreni vesh për asgjë me…
Një zjarr me përmasa të mëdha është duke u përhapur në Malin e Çikës, teksa raportohet se po i afrohet…
Real Madridi ka regjistruar fitoren e parë në edicionin e ri të La Ligës, pasi triumfoi 2-1 ndaj Espanyolit në…