Categories: sport

Thomas Muller zgjedh mes Messit dhe Ronaldos: Ja kush është më i madhi

Thomas Muller ka dhënë opinionin e tij për debatin e pafund në futboll rreth Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, duke treguar se cili prej tyre, sipas tij, meriton statusin e futbollistit më të madh.

Të lidhura

None found

Përballja mes dy yjeve ka qenë temë diskutimi për shumë vite dhe vazhdon të mbetet e tillë edhe tani që karrierat e tyre janë në fazën përmbyllëse.

Gjatë një interviste në podkastin “The Late Run”, Muller u përball sërish me këtë pyetje. Edhe pse nuk ishte hera e parë që i kërkohej të zgjidhte mes dy legjendave, ish-futbollisti gjerman dha një përgjigje të argumentuar.

“Këtë pyetje ma kanë bërë shumë shpesh. Gjatë dhjetë viteve të para të karrierës sime do të përgjigjesha Cristiano. Por, nëse e shohim tablonë e plotë, duhet të them Messi. Futbollisti më i madh nuk është domosdoshmërisht golashënuesi më i mirë dhe as fituesi më i madh, megjithëse pas vitit 2022 ai është padyshim edhe një fitues i madh”, deklaroi Muller.

Sipas tij, ndikimi i Messit nuk lidhet vetëm me trofetë apo golat e shënuar. “Ajo që bëri në Kupën e Botës dhe gjithçka që ka arritur në karrierë… Por edhe përpara kësaj, ishte kënaqësia e thjeshtë për ta parë duke luajtur futboll. Nuk bëhej fjalë për një spektakël që zgjati vetëm një vit, por për pothuajse dy dekada. Shifrat e tij, të kombinuara me gëzimin që të jepte kur e shihje në fushë, janë arsyeja pse zgjedh Messin”, përfundoi gjermani.

të fundit

Pronari i Milanit sinjalizon interes për yllin e Real Madridit: “Ndër më të mirët në botë, ndoshta më i miri

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka folur për planet e klubit italian në afatin kalimtar të janarit, duke konfirmuar se…

5 hours ago

According to Wall Street Journal, Kim Jong Un is expanding North Korea’s nuclear capabilities – what satellite images revealed

Ndërsa vëmendja ndërkombëtare është përqendruar te konflikti me Iranin, Koreja e Veriut po zgjeron infrastrukturën e saj bërthamore. [...] Read…

5 hours ago

Nga puna te dashuria/ Horoskopi për sot, 22 Nentor 2026

Dashi Nuk do keni aspak dyshime sot ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni gati te hidhni hapa me…

5 hours ago

Studimi zbulon se vetmia dhe izolimi social mund të përshpejtojnë plakjen biologjike

Dy gjëra mund të përshpejtojnë plakjen biologjike — Klan Kosova [...]Read More...

5 hours ago

Sioni merr fitoren falë golave të Rrudhanit dhe Nivokazit

Donat Rrudhani dhe Rilind Nivokazi kanë shkëlqyer në fitoren e Sionit ndaj Servettes, duke shënuar nga një gol në triumfin…

5 hours ago

Real Madridi përmbys Celta Vigon në pjesën e dytë dhe fiton 2-1

Real Madridi ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Celta Vigos, duke triumfuar me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për…

5 hours ago