sport

Hazard e goditi me shqelm, djaloshi i topave sot është bërë milioner falë biznesit të tij

Në një ndeshje futbolli të gjithë kërkojnë të marrin rolin e protagonistit, edhe nëse nuk janë ata aktorët kryesorë në fushë.

Gjatë këtyre viteve kemi parë shpeshherë tifozë që futen në fushë, mesazhe të ndryshme që përcillen nga tribunat apo edhe ata, djaloshat të cilët mbledhin topat që në shumë raste kanë rezultuar vendimtar me vonesat e lojës apo me rikthimin e shpejtë të topit në lojë.

Të lidhura

None found

Një episod që mbahet mend gjatë është ai Eden Hazard në kohën kur aktivizohej me Chelsea.

Në një ndeshje të vlefshme për Kupën e Ligës në vitin 2013, “Blutë e Londrës” kishin ngecur në një barazim 0-0 ndaj Swansea ndërsa kërkonin me ngulm të shënonin pasi në takimin e parë në Stamford Bridge ishin mposhtur me rezultatin 0-2.

Në një moment të caktuar, një nga djaloshat që mblidhte topat nisi të vononte lojën dhe Hazard nuk i mbajti nervat duke e goditur me shqelm.

Belgu u ndëshkua me karton të kuq dhe në fund Chelsea u eliminua. Në fund, djaloshi, i quajtur Charlie Morgan festoi dhe mesa duket prej asaj dite gjithçka ka shkuar mbarë për të pasi ai tashmë është shndërruar në një biznesmen të suksesshëm dhe së bashku me shokun e tij, kanë krijuar linjën e vodkës Au.

Kjo markë tashmë vlen të paktën 40 milionë sterlina teksa prodhon minimumi 35 mijë shishe në ditë. Një aspekt që e rriti tejmase biznesin e Morgan ishte edhe marketing teksa Au Vodka është prezantuar duke shoqëruar figura të njohura të sportit si Ronaldinho apo Floyd Mayweather.

Kështu, në më shumë se 10 vjet distancë, Morgan kaloi nga shkelmat e Hazard në një biznesmen të suksesshëm, ndërsa e kundërta ndodhi për futbollistin që belg që nuk mundi të përmbushte pritshmëritë sidomos tek Real Madridi./Telegrafi/

të fundit

Pas dënimit të djeshëm të krerëve të UÇK-së, gjyqtari Smith hap procedurën për kompensimin e viktimave

Kreu i Trupit Gjykues, Charles L Smith, ka marrë vendim përmes të cilit nisin procedurat për kompenzimin e viktimave në…

5 minutes ago

Yakin flet për Xhakën, Jasharin dhe Bislimin, ndërsa i dërgon mesazh edhe Avdullahut

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka folur për një numër çështjesh gjatë konferencës për media të mbajtur të enjten, ku…

13 minutes ago

Çiljeta Xhilaga rrëfen detaje nga jeta private: Kam menduar…

Artistja e njohur  Çiljeta Xhilaga, në nje interviste televizive, ka zbuluar më shumë detaje nga jeta e saj private dhe…

15 minutes ago

Andonovski pret miratimin e strategjisë për inteligjencën artificiale deri në fund të vitit

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski pret që strategjia kombëtare për inteligjencën artificiale të miratohet deri në fund të vitit.…

17 minutes ago

Barcelona humbet Joan Garcian për tri javë pas dëmtimit në menisk

Portieri i Barcelonës, Joan Garcia, pritet të mungojë për rreth tri javë pasi ka pësuar një lëndim në meniskun e…

24 minutes ago

Spiropali pas vendimit të Hagës: Shqipëria dhe Kosova të bashkohen institucionalisht në mbrojtje të së drejtës historike

Elisa Spiropali, reagoi gjatë seancës plenare për vendimin e marrë një ditë më parë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës…

29 minutes ago