Joan Garcia pritet të qëndrojë larg fushës për rreth tri javë për shkak të një dëmtimi në meniskun e gjurit të djathtë, sipas mediumit katalunas 3cat.
None found
Portieri 25-vjeçar ishte titullar për Barcelonën në përballjen me Racing Santanderin, por nuk mundi të luante deri në fund.
Pas shqetësimeve të ndiera në gjurin e djathtë, gardiani spanjoll u zëvendësua gjatë pushimit mes dy pjesëve. Katalunasit e fituan takimin me rezultatin e thellë 7-2.
Ekzaminimet mjekësore konfirmuan më pas dëmtimin e meniskut, i cili pritet ta lërë Garcian jashtë skuadrës për afro tri javë.
Për pasojë, ai do të mungojë në ndeshjen e fundjavës që Barcelona do ta zhvillojë kundër Sevillas në La Liga. Garcia nuk do të mund t’i bashkohet as përfaqësueses së Spanjës për sfidat e Ligës së Kombeve gjatë këtij grumbullimi.
Nga ana tjetër, klubi katalunas ka marrë një lajm pozitiv për gjendjen e portierit, pasi stafi mjekësor ka përjashtuar nevojën për ndërhyrje kirurgjikale.
Nëse procesi i riaftësimit ecën sipas parashikimeve, portieri spanjoll pritet të rikthehet në dispozicion të Barcelonës pas përfundimit të pauzës së kombëtareve.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka lexuar në Kuvend deklaratën në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-pjesëtarëve të…
Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm të gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve…
Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s ka takuar sot Gjeneral Majorin italian dhe komandantin e ardhshëm të KFOR-it, Roberto Vergorin.…
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, i është përgjigjur me tone të ashpra në Kuvend deklaratave të Taulant Ballës, duke…
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u kërkoi sot deputetëve, në seancë plenare, të ratifikojnë Konventën për Themelimin e Komisionit Ndërkombëtar…
Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski pret që strategjia kombëtare për inteligjencën artificiale të miratohet deri në fund të vitit.…