Sulmuesi i Arsenalit, Kai Havertz i ka kthyer përgjigje yllit të Bayern Munich, Thomas Muller, i cili i tha se po e pret për ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Muller ngacmoi paska Havertz në deklaratën e tij për përballjen me Topçinjtë në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve ndaj Bavarezëve
Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe Havert ka vendosur t’i përgjigjet ‘sfidës’ së shokut të tij të kombëtares gjermane.
“Do të jetë një lojë e mirë me siguri”, ka shkruar shkurtimisht Havertz.
Havertz shkon shumë mirë me Muller sa herë që të dy luajnë për kombëtaren gjermane, por nuk do të ketë aspak miqësi në ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kampionëve.
Ylli i Arsenalit është i vetëdijshëm se çfarë duhet për të luajtur kundër Bayernit, pasi e ka bërë atë mjaft shpesh gjatë kohës së tij në Bayer Leverkusen përpara se të transferohej në Angli.
Arsenali do të jetë i vendosur të hakmerret ndaj Bayernit pasi humbi ndeshjet e mëparshme me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve kundër tyre në vitin 2015 me një diferencë të përgjithshme 10-2. /Telegrafi/
Një vrasje me armë zjarri ka tronditur fshatin Abat në zonën Shalës në Shkodër. Sipas raportimeve, viktimë ka mbetur 61-vjeçari…
Liga e Kampionëve 2025/26 ka filluar. Në Montecarlo është hedhur shorti i fazës në grup, skuadrat kanë mësuar kundërshtarët e…
Skemat piramidale online nuk janë shfaqur tani, ato kanë tre vite që operojnë në Shqipëri. Këto platforma janë bërë aq…
Bashkimi Evropian përmes një letre ka njoftuar se do të pezullojë përkohësisht mbajtjen e takimeve me kryeministrin e Kosovës, Albin…
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka dënuar ashpër sulmet e fundit ruse në Kiev, ku u prekën edhe zyrat e Delegacionit…
Këngëtarja e njohur Nora Istrefi, interpretuese e hitit të njohur “Dy Shokë”, po shijon disa ditë të mira pushimi në…