Sulmuesi suedez i Milanit, Zlatan Ibrahimovic është futur në telashe të mëdha, ai është aksioner në një kompani bastes sportive.
Pas kartonit të kuq, pezullimit dhe polemikave për shkelje të rregullave anti-Covid, Ibra duhet të përballet me një problem akoma më të madh. Sipas të përditëshmes suedeze “Aftonbladet” ai ka shkelur rregulloren e FIFA-s dhe UEFA-s dhe rrezikon seriozisht të ardhmen.
None found
Duke qëndruar në zbulimin e gazetës më të madhe të Suedisë, Ibrahimovic vazhdon të jetë aksioner në kompaninë e basteve “Bethard”. Kjo bie ndesh me kodin etik të qeverisë botërore dhe asaj europiane të futbollit, që ia ndalon lojtarëve në aktivitet diçla të tillë.
Por e përditëshmja suedeze zbulon se kompania e sulmuesit “Unknown AB” zotëron 10% të aksioneve të kompanisë që ka në pronësi “Bethard” me seli në Maltë. Një lidhje e rrezikshme dhe nëse FIFA apo UEFA provon se ai ka shkelur kodin etik, atëherë Ibrahimovic mund të denohet me një gjobë shumë të majme deri në tre vite pezullim.
Tetëmbëdhjetë persona janë ekstraduar nga Haiti drejt Shteteve të Bashkuara, ku do të përballen me gjyqin për përfshirjen e tyre…
Vedat Muriqi ka folur pas fitores së thellë të Fenerbahçes, duke e cilësuar rezultatin 8-0 si një reagim të jashtëzakonshëm…
Një agjent i Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE) ka qëlluar dhe plagosur një burrë të dielën në Austin,…
Rreth 13 gëzhoja të kalibrit 9 milimetra janë sekuestruar si provë materiale në vendin ku u vra Artan Myrtaj parë…
Peizazhi politik në Gjermani po pëson ndryshime të ndjeshme, me rezultatet e zgjedhjeve të fundit që tregojnë rritjen e mbështetjes…
Këtë të hënë, një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekje është regjistruar në aksin Elbasan–Peqin, në vendin e quajtur…