sport

Hansi Flik: Morali është i ulët, por ta harrojmë Çelsin, Barcelona mendon vetëm për ndeshjen e La Liga-s

Humbja kundër Çelsit në “Stamford Bridge”, duke pasur parasysh performancën e ekipit, përshtypjen e tyre të përgjithshme dhe humbjen katastrofike, ka ndikuar qartë në dhomën e zhveshjes të Barcelonës.

Hansi Flik pranoi në konferencën për shtyp para ndeshjes së kësaj fundjave kundër Alaves se humbja 3-0 i ka tronditur ata.

Të lidhura

None found

Ai nuk është i shqetësuar, pasi ka folur me lojtarët. Ai beson se ata kanë potencialin për të ndryshuar gjërat, megjithëse nuk e fshehu faktin se “morali është i ulët”.

Për Flik, kur humbet dhe pranon gola, “është shumë e lehtë të thuash se nuk ishte një ndeshje e mirë, por ka njerëz që nuk e dinë se çfarë dhe si duhet të luajmë me një linjë mbrojtëse kaq të lartë”.

Ai shpjegoi:Nuk ka të bëjë vetëm me mbrojtësit, ka të bëjë me sulmuesit, mesfushën, me aftësinë e të gjithëve për të bërë presion. Duket sikur fajësohet mbrojtja, por kjo nuk është e drejtë. Nëse nuk bëjmë presion të mirë si njësi, gjithmonë do të kemi probleme”.

Trajneri gjerman beson se në “Stamford Bridge” suadra pati momente të mira, megjithëse ajo kanevojë dhe duhet të përmirësohet.

Trajneri i Barcelonës mendon se ekipi ka forc dhe potencial të mjaftueshm për të kaluar sa më shpejt e pa dhibje humbjen në Champions “Me rikthimin e lojtarëve si Pedri do të kemi më shumë cilësi, më shumë kontroll dhe do të jemi më afër asaj që duam të jemi”.

Lidhur me luftën për të rifituar vendin e parë në La Liga, Flik theksoi se; “po mendojmë vetëm për të mposhtur Alaves”, duke zbuluar atmosferën në dhomën e zhveshjes.

“Të gjithë ndihemi keq. Megjithatë, folëm për këtë në stërvitje sot dhe shoh një vrull të mirë, intensitet të mirë dhe kjo është pikërisht ajo që më ka munguar ndonjëherë gjatë ndeshjes kundër Çelsit”. Ai shtoi: “Kemi besim me dhe pa top, por duhet ta tregojmë në fushë”.

Në fund pas shumë insitive nga ana e mediave për deklaratën se Barça do të rikthehet dhe ai ka besim përkëtë gjë, Flik u shpreh se i qndron kësaj që ka thënë, duke besuar se kjo fazë është kalimtare dhe do të përfundojë shpejt.

“Kur humbasim dhe kur pësojmë tre gola, është e lehtë të thuash se nuk ishte një ndeshje e mirë dhe nuk ishte Barça që donim të ishim. Thashë se jam optimist sepse i bëmë disa gjëra mirë, por duhet të përmirësohemi, veçanërisht në sulm. Dua të shoh çfarë shoh në stërvitje, gjë që më pëlqen: lojtarët kanë cilësi, janë të përqendruar, Pedri është kthyer. Pedri, Rafinha, Markus, ata do të kontribuojnë. Dua të shoh në ndeshje atë që shoh në stërvitje. Dhe u them lojtarëve atë që shoh. Dhe këtë ju thashë edhe juve. Jemi në një moment të mirë dhe ndjenja është e mirë. Do të punojmë për këtë.

Duhet të rikuperohemi pas “disfatës”. Trajneri gjerman foli edhe për mungesën e Ferminit për shkak të një dëmtimi në pulpë, të cilin ai nuk ia atribuoi një ndërhyrjeje nga Sanset, por këpucëve të tij. “Ky është futbolli dhe gjëra të tilla ndodhin. Ndonjëherë lidhet me këpucët e reja. Ata kanë këpucë të reja çdo muaj. Ndërhyrja e preku pak, por ai nuk u lëndua rëndë. Ai ishte mirë gjatë ndeshjes, por më pas përmendi se pulpa e tij po i dhembte”.

të fundit

Panik në Torino, automjeti godet disa persona pranë një lokali, dy të lënduar në gjendje të rëndë

Momente tmerri kanë përfshirë provincën e Torinos. [...]Read More...

2 minutes ago

Koci kritikon Zelenskyn: “Harroi se po fliste si burrështetas, jo si zëdhënës i Beogradit

Analisti politik Melazim Koci përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës…

3 minutes ago

Analizat konfirmojnë se uji në Kumanovë mund të pihet pa rrezik

Uji në sistemin ujësjellës të Kumanovës është i sigurt për pije, tregojnë analizat e deritanishme nga Qendra për shëndet publik,…

6 minutes ago

Dokumentet e reja zbardhin orët e fundit të Liam Payne: Ish-anëtari i One Direction kërkoi 5 gramë kokainë

Gati dy vite pas vdekjes së Liam Payne, dokumente të reja hedhin më shumë dritë mbi orët e fundit të…

8 minutes ago

Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë: “Edi Rama o tradhtar!”, kërkohet dorëheqja e tij

Sapo ka nisur marshimi i protestuesve nga sheshi “Skënderbej” drejt godinës së Kryeministrisë, në kuadër të ditës së 72-të të…

12 minutes ago

Në Bergamo u formova si futbollist, burrë dhe baba!” Berat Gjimshiti i jep lamtumirën Atalantës me një mesazh emocionues

Berat GjimshitiPas një dekade, plotë, sfida dhe emocione të “përziera”, mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimishit i ka dhënë fund aventurës profesionale…

14 minutes ago