Categories: sport

Haaland në “ankand”, Raiola ka në dorë të ardhmen e norvegjezit

Mino Raiola është një nga menaxherët që synon të bëjë futbollistët  tij milionerë. Duke krijuar tashmë një perceptim se në disa raste, futbollistë e mëdhenj si Ibra apo Pogba mund të kishin bërë një karrierë më të mirë nëse nuk do të menaxhoheshin nga ky agjent.

Barcelona dy vite më parë përjetoi telenovelën “Matthijs de Ligt”. Në takimin e parë, mbrojtësi qendror holandez tha se dëshironte të luante për Barçën, por në takimin e dytë u kuptua që Raiola ia kishte ndryshuar mendjen. Ai nënshkroi për Juventusin për një pagë më të mirë. De Ligt ende nuk është i padiskutueshëm në formacionin bardhezi. Ndryshe nga qendërmbrojtësi, De Jong, i cili ndoqi instinktin duke vënë në plan të dytë paratë e PSG-së, sot është lider i “blaugranave” në nivelin e një “ylli” botëror.

Të lidhura

None found

Erling Haaland është “xhevahiri” i fundit i Raiolas dhe Borussia e Dortmundit është e gatshme ta shesë për 150 milionë euro. Nëse Raiola shikon përsëri se kush paguan më shumë, gara do të jetë mes Chelsea-t dhe Real Madridit. Florentino Perez ka kaluar vite duke kursyer para për një “galaktik” dhe Abramovich i premtoi trajnerit Tuchel se nëse kualifikohej në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm do të blinte talentin norvegjezin.

Ku qëndron Barcelona në këtë garë? Klubi katalan ka nevojë për një “bomber” prej një dekadë, por përtej dyshimit mbi përshtatjen e tij me Lionel Messin, nuk i ka as mundësitë ekonomike për të paguar shumën “faraonike” si për transferimin ashtu edhe për pagën e Haalandit.

Në këtë “ankand” nuk duket i dorëzuar Bayerni i Mynihut. Klubi bavarez mund të përsërisë me Haalandin operacionin e suksesshëm me Lewandowskin në vitin 2014. Te kampionët e Bundesligës do të përshtatej në mënyrë të përsosur.

të fundit

Letra e Florian Wirtz nga mosha 12-vjeçare bëhet virale, ndërsa zbulon ëndrrat e tij të hershme

Sot ai konsiderohet një nga futbollistët më të talentuar të brezit të tij, por para se të shkëlqente në skenën…

13 minutes ago

Dita e 29 e protestës në Tiranë, qytetarët vijojnë thirrjet për largimin e Edi Ramës: “Zegjine na numëro, shih sa veta jemi sot”

Në protestën e 29 shqiptarët qëndrojnë të palëkundur në kërkesat e tyre. Ata shprehen se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama…

15 minutes ago

Begaj në Poznań takon Presidentin polak Karol Nawrocki: Shqipëria vlerëson mbështetjen e pandërprerë për rrugën drejt BE-së

Me ftesë të Presidentit të Republikës së Polonisë, Karol Nawrocki, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë…

16 minutes ago

The 29th protest against Rama, call for participation in the nationwide rally on July 4

Është mbajtur sot protesta e 29 kundër kryeministrit Edi Rama. Me thirrjet e tyre Rama jepe dorëheqjen ka vijuar edhe…

33 minutes ago

Death toll from earthquakes in Venezuela reaches 1,450, around 50,000 people remain missing

Bilanci i jetëve të humbura nga dy tërmetet e forta me magnitudë 7.2 dhe 7.5 të shkallës Rihter që goditën…

34 minutes ago

The first Albanian woman to head a municipality in Italy joins the protest in Tirana: For 29 days, you have stripped Rama of his mask of hypocrisy

Tiranë prej 29 ditësh është e përfshirë nga protesta. Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministri. Kësaj proteste iu bashkua sit edhe…

34 minutes ago