Categories: sport

Gvozdenovic pas suksesit ndaj Egnatias: E gjeta ilaçin për Elbasanin, por tani kemi një tjetër objektiv

Elbasani ka lënë pas startin e vështirë në rezultate dhe ka siguruar fitoren e parë të këtij edicioni. Verdheblutë mposhtën 2 – 1 kampionët e Egnatias në javën e 4-t të Abissnet Superiore.

Të lidhura

None found

Pas përfundimit të takimit, trajneri Ivan Gvozdenovic u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës dhe besimin e rikthyer pas këtij triumfi.

“E gjeta ilaçin për Elbasanin dhe bashkë me të edhe një besim të madh. Na duhej kjo fitore, ndaj tani mund të flasim disi më tepër. Kjo ishte një javë tepër e vështirë për ne, veçanërisht pas humbjes ndaj Dinamos.

E kisha thënë edhe më parë se ekipi do të përgjigjej në fushë dhe sot e bëri këtë. Krijuam një ekuilibër të mirë, ndërsa me pak më shumë saktësi mund të kishim shënuar edhe një gol tjetër. Kam shumë respekt për Egnatian.

Ndryshimet e bëra prej tyre na krijuan vështirësi, por për ne kjo është një fitore e madhe. Do të kemi një javë më të qetë, megjithëse ndeshja e radhës po afron. Në momentin e golit të pësuar duhej të ishim më të kujdesshëm, pasi u shfaqëm disi të çorientuar. Gjithsesi, goli i rivalit erdhi edhe falë aftësive të tij.

Në pjesën e parë, me Mazarin, Nikajn dhe Tresën, ishim shumë energjikë dhe kjo mënyrë funksionoi. Për ne është një ditë e veçantë. Sot jam shumë i kënaqur, ndërsa më pas do të përqendrohemi te java e ardhshme.

Në mesfushë kishim shumë besim. Edhe sezonin e kaluar ishim në nivel të mirë, por tani objektivi ynë është tjetër. Sidoqoftë, sot fituam dhe jemi më të qetë. Kemi ende shumë punë përpara”.

të fundit

Sela e sheh Bërvenicën si hap drejt Butelit, ndërsa Kostovski i përgjigjet

Fitorja e kandidatit shqiptar, Arkin Jahiji, në komunën e Bërvenicës, ka ngjallur reagime dhe përplasje edhe në nivel më të…

8 seconds ago

Tenovë, Bërvenicë: Radiçevski merr 225 vota në fshatin me 81,96% banorë shqiptarë

Një rezultat interesant është regjistruar në fshatin Tenovë të Komunës së Bërvenicës, ku kandidati i VMRO-DPMNE, Stojançe Radiçevski ka siguruar…

25 seconds ago

Pajisjet dimërore të detyrueshme për automjetet nga 15 nëntori deri më 15 mars

Nga 15 nëntori deri më 15 mars është periudha e veshjes së detyrueshme të pajisjeve dimërore, në përputhje me dispozitat…

41 seconds ago

Arba Hasanaj kërkon bronzin olimpik, e ndan vetëm një fitore

Xhudistja e Kosovës, Arba Hasanaj, i është afruar medaljes në Lojërat Olimpike për të Rinj që po mbahen në Dakar…

11 minutes ago

Superiorja, java e 10-të: Formacioni i spikatur dhe trajneri që siguroi fitoren

Formacioni i javës, Abissnet SuperioreTeuta – Partizani, e mbyllur në favor të të kuqve, 0-1, ishte dhe përballja që mbylli…

11 minutes ago

Përtej bilbilit: gjyqtarët e Kosovës që punojnë në polici, ushtri, arsim e institucione

Kur dalin në fushë, detyra e tyre është të marrin vendime brenda pak sekondash, të menaxhojnë tensionin mes futbollistëve dhe…

11 minutes ago