sport

Guardiola i shpjegon me ashpërsi pas ndeshjes Grealishit se ku gaboi

Manchester City dhe Arsenali zhvilluan derbin por duke e mbyllur pa gola në kuadër të javës së 30-të.

Më i lumtur me këtë rezultat është Liverpooli, i cili sot fitoi 2-1 ndaj Brighton dhe kështu u ngjit në krye të renditjes.

Skuadra e Jurgen Klopp tani është dy pikë përpara Arsenalit dhe tre pikë përpara Manchester Cityt.

Momenti interesant ishte pas ndeshjes, mes Pep Guardiola dhe Jack Grealish, i cili ishte futur në fushë në minutën e 61-të.

Shifrat sugjerojnë se Grealish luajti mirë pasi kishte 25 prekje të topit në 29 minuta sa ishte në fushë, një pasim kyç, dy nga dy driblime të suksesshme, fitoi dy faulle dhe fitoi pesë nga gjashtë duele në total.

Megjithatë, Guardiola duket se nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si i kryente detyrat e caktuara dhe pas fishkëllimës së fundit, ai i shpjegoi me ashpërsi anglezit se çfarë kishte bërë gabim.

Kjo ndodhi teksa lojtarët e tjerë po përshëndetën njëri-tjetrin pas ndeshjes.

Kjo nuk është hera e parë që shohim Guardiolën duke veçuar një lojtar pas një ndeshje dhe duke i shpjeguar se ku po gabon, dhe është veçanërisht e paharrueshme kur, si trajner i Bayern Munich ai veçoi Joshua Kimmich në atë kohë shumë të ri pas ndeshjes. kundër Borussia Dortmundit. /Telegrafi/

të fundit

Arian Çani: SPAK s’ka b*thë të shkojë tek Edi Rama! Flamur Noka: Krimi i organizuar ka kapur çdo qelizë të shtetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin "Zonë e…

10 minutes ago

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur për hetimet dhe masat e dhëna nga SPAK në lidhje me abuzimet…

36 minutes ago

“Kisha ankth, nuk flija”, të pathënat e karrierës së Aurela Gaçes: Rrezikoja të mos këndoja kurrë, për 3 muaj një dhimbje e madhe

Këgëtarja Aurela Gaçe ka folur pa dorashka për karrierën e saj të gjatë dhe të sukseshme muzikore. E ftuar në…

40 minutes ago

I dashuri i Dua Lipës vjen me deklaratën ‘bombë’ që me siguri do të ketë habitur edhe vetë këngëtaren

Aktori britanik Callum Turner ka surprizuar me deklaratën e tij më të fundit, duke zbuluar se po rishikon me kujdes…

56 minutes ago

Kremlini kritikon pjesëmarrjen evropiane në negociatat e paqes për Ukrainën, njofton mungesë informacioni nga SHBA

Kremlini tha të martën se pjesëmarrja evropiane në negociatat e vazhdueshme mbi planin e paqes të SHBA-së për Ukrainën nuk…

1 hour ago

Nafta më e lirë? Kosova vendos çmim tavan për tregtarët e karburantit

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se ka vendosur marzhë tregtare për produktet e naftës…

2 hours ago