Jack Grealish ka zbuluar ndryshimin e thjeshtë në lojën e tij që bëri pas një bisede me trajnerin e tij te Manchester City, Pep Guardiolën.
Anglezi nënshkroi për Cityn nga Aston Villa në një transferim prej rreth 115 milionë eurosh dhe ka fituar dy tituj të Ligës Premier, si dhe Ligën e Kampionëve, Kupën FA, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube.
None found
Është e qartë se ai është një lojtar krejtësisht i ndryshëm nga ai që pamë në Aston Villa, ku iu lejua liria të bredh i lirë në të gjithë fushën.
Te City, Grealish është udhëzuar të qëndrojë lart dhe anash, si dhe të mos e humb topin.
Theksi te mbajtja e topit do të thotë se ai ndërmerr më pak rreziqe në krah, por në një intervistë të re, Grealish ka ndarë këshillat që Guardiola i dha atij që e kanë ndihmuar në fushë.
Reprezentuesi anglez i pëlqen të futet brenda nga krahu i majtë, por është udhëzuar të përdorë këmbën e majtë për prekjen e tij të parë, pasi kjo e çon përpara.
“Është diçka që unë në fakt mësova vetëm në dy vitet e fundit. Pep në fakt më tha për këtë”, ka thënë Gralish në një seancë stërvitore me Ellevate.
“Nëse po ju heq topin dhe po e marr topin me këmbën time të djathtë – prekja me këmbën e djathtë është një prekje e mirë sepse unë jam me këmbën e djathtë, por automatikisht më kthen prapa”.
“Mbrojtësi thjesht mund të hidhet mbi mua dhe unë të kthehem. Edhe pse nuk jam majtak, nëse shkoj me të majtë, automatikisht më çon përpara”.
“Është kaq e thjeshtë dhe diçka që nuk e vëreni vërtet dhe kur dikush si Pep Guardiola ju tregon për të, ju e merrni atë shënim”, përfundoi anglezi.
Grealish ka shënuar tre herë në 22 ndeshje këtë sezon, por ardhja e Jeremy Dokut, të cilit i pëlqen të driblojë mbrojtësit, do të thotë se ai nuk është një titullar i garantuar ndryshe nga sa ishte në periudhën më të madhe sezonin e kaluar. /Telegrafi/
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…