Granit Xhaka, futbollist i Kombëtares së Zvicrës, ka reaguar ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë për katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
None found
Në një postim në “Instagram Story”, futbollisti kosovar ka shpërndarë një fotografi të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Imazhi shoqërohej me mbishkrimin: “Luftuan në tokën e tyre, për lirinë e atdheut. Liria ka emër”.
Reagimi i Xhakës pasoi vendimin e marrë të mërkurën, më 16 shtator, kur Gjykata Speciale në Hagë dha aktgjykimin për katër ish-krerët e UÇK-së.
Sipas vendimit, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim. Kadri Veselit iu shqiptua dënimi prej 18 vjetësh, kurse Rexhep Selimi u dënua me 13 vjet burgim.
Katër ish-krerët e UÇK-së u shpallën fajtorë për vepra të lidhura me krime lufte, por u liruan nga akuzat për krime kundër njerëzimit.
Bëhet fjalë për një aktgjykim të shkallës së parë, ndërsa mbrojtja ka njoftuar se vendimi do të ankimohet.
Vendimi i Hagës ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë dhe mes personaliteteve të njohura shqiptare, përfshirë sportistë, ndërsa në këtë klimë erdhi edhe qëndrimi publik i Xhakës.
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji drejtorit të Spitalit të…
Kryetari i Komisionit Hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, Burim Ramadani propozoi për anëtarët që deri të mërkurën të…
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot (02.11.2026) mbajti fjalim në sesionin hapës të vizitës vlerësuese të Drejtorisë Ekzekutive…
Izraeli mund të jetë në prag të një ndryshimi historik me partitë arabe të kthyera në kingmaker: Pas zgjedhjeve që…
FBI-ja ka identifikuar Korenë e Veriut si përgjegjëse për vjedhjen e më shumë se 6 miliardë dollarëve në kriptomonedha nga…
Frika e një përshkallëzimi të ri ushtarak mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ka përfshirë rajonin e Gjirit Persik. Gjatë…