Granit Xhaka, kapiteni i Zvicrës, ka bërë publike masën e vendosur ndaj tij për përdorimin e një certifikate të falsifikuar të COVID-19. Futbollisti 34-vjeçar nga Kosova është dënuar me gjobë me kusht.
None found
Lajmin për përfundimin e procedurës penale ndaj tij, Xhaka e ndau sot, të enjten, përmes një postimi në profilin e tij privat në Instagram.
Sipas gjykimit të shkurtuar, mesfushori i përfaqësueses zvicerane është dënuar me një gjobë me kusht prej 3,000 frangash, ose 50 ditë pune, për sigurimin e një certifikate të rreme përmes mashtrimit. Periudha e provës është caktuar në dy vjet.
Kjo do të thotë se Xhaka nuk do ta paguajë gjobën nëse respekton kushtet dhe sillet në mënyrë të rregullt gjatë periudhës së provës. Shpenzimet gjyqësore, ndërkohë, ai i ka shlyer tashmë.
“E pranoj vendimin dhe marr përgjegjësinë”, shkroi Xhaka, duke shtuar se më herët kishte dhënë një deklaratë të plotë në zyrën e prokurorit të qarkut.
Disa javë më parë, kapiteni i Zvicrës kishte folur publikisht për akuzat e ngritura ndaj tij. Në reagimin e fundit, ai u shprehu mirënjohje të gjithë personave që e kanë mbështetur.
“Mesazhet e shumta mbështetëse që kam marrë gjatë javëve të fundit kanë shumë rëndësi për mua”, përfundoi mesfushori shqiptar.
Këtë të enjte, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka mbrojtur reagimin e Policisë së…
Kuvendi i Kosovës është duke shqyrtuar rekomandimin e Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për…
Stavro PiloNga Superliga greke e deri në netët Champions [...]Read More...
Komisioni i Çështjeve të Zgjedhjeve dhe Emërimeve në Kuvend në mbledhjen e sotme të 65-të njëzëri e propozoi gjykatësen Teodora…
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilluan një takim konsultues me…
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka realizuar një aksion kundër krimit…