Granit Dervisholli ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Trepçës ’89, pas humbjes së fundit të ekipit në kampionat.
Skuadra nga Mitrovica u mposht në shtëpi me rezultatin 2-1 nga Kika, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Parë të Kosovës. Kjo disfatë çoi në vendimin e Dervishollit për t’u larguar nga drejtimi i ekipit.
None found
Pavarësisht formës së fundit, Trepça ’89 vijon të renditet në pjesën e sipërme të klasifikimit. Pas 13 takimeve, mitrovicasit kanë mbledhur 23 pikë dhe ndodhen në vendin e pestë.
Dervisholli e bëri publik vendimin përmes një njoftimi, ku shprehu mirënjohje për drejtuesit e klubit, lojtarët dhe në mënyrë të veçantë stafin me të cilin ka punuar.
“Marrja e këtij vendimi nuk ka qenë e lehtë, veçanërisht për shkak të rrugëtimit që kemi kaluar së bashku dhe faktit se skuadra vazhdon të jetë në pjesën e lartë të tabelës së Ligës së Parë të Kosovës.
Megjithatë, rezultatet e ndeshjeve të fundit nuk kanë përmbushur pritshmëritë tona dhe, në cilësinë e trajnerit, ndiej përgjegjësi për situatën e krijuar”, ka deklaruar Dervisholli.
Ai falënderoi të gjithë ata që i kanë besuar dhe kanë bashkëpunuar me të, ndërsa klubit i uroi rezultate pozitive në pjesën e mbetur të sezonit.
Pas largimit të Dervishollit, ende nuk dihet se kush do të emërohet në krye të Trepçës ’89 për vazhdimin e kampionatit.
Informacionet e qytetarëve kanë ndihmuar Policinë e Kosovës në zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie armësh dhe municioni në një…
Një automjet tip “Benz”, ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj të bashkisë Prrenjas , duke…
Reshjet e fundit nuk kanë ndikuar aspak në nivelin e liqenit të Fierzës. Siç shihet edhe nga pamjet, niveli i…
Një javë pas fitores së opozitës në zgjedhjet parlamentare në Serbi, është arrestuar Marko Kriçak, drejtuesi i Policisë Kriminale Serbe,…
Bolivia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shkallë kombëtare për shkak të pasojave të fenomenit klimatik El Niño, i cili…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar fotografinë e kutisë së kuqe të mbushur me euro, e cila është…