Dje është zyrtarizuar lojtari më i ri i klubit zikaltër, Robin Gosens.
27-vjeçari është shprehur i lumtur për kalimin e tij tek Inter. Ai ka folur për ‘Inter Tv’ si lojtari më i ri i Inter-it.
None found
“Është një krenari e madhe sepse kam ardhur te një nga ekipet më të mira në Evropë, jam shumë i lumtur që ndodhem këtu dhe mezi po pres të filloj. Dje në mbrëmje fola pak me Inzaghin në video-telefonatë dhe ai më tha se çfarë pret nga unë. Unë i tregova idetë e mia dhe ai ka një dëshirë të madhe për që të punojmë së bashku. Mezi pres të trajnohem nga ai dhe të jem në fushë me shokët e ekipit zikaltër.
Shpresoj të shënojë sa më shumë gola në San Siro dhe të asistoj për shokët pasi ta bësh këtë gjë në San Siro është një adrenalinë e madhe dhe një ndjesi e jashtëzakonshme”.
Më pas ai dha edhe një mesazh për tifozët zikaltër.
“Përshëndetje tifozë zikaltër, jam vërtet shumë krenar dhe i lumtur që jam këtu midis jush. Mezi po pres të futem në fushë e t’ju shoh të gjithëve në San Siro dhe të jap maksimumin tim për Interin”, kështu është shprehur gjermani Gosens./ h.ll/albeu.com
Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës ka shprehur shqetësim dhe indinjatë nga aktgjykimi i shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe…
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, dhe Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, iu bashkuan të…
Ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar ashpër pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj…
Presidenti Bajram Begaj ka dhënë pëlqimin për dekretimin e menjëhershëm të ndryshimeve ligjore për pagat e magjistratëve, pasi ato të…
Kanë shkuar në 49 numri i ditëve që qytetarët e Divjakës protestojnë kundër propozimit për reformën territoriale dhe bashkimit të…
Jozefin MarkuNë postimin e fundit në rrjetin social Instagram, gazetari sportiv, njëherazi ish-banor i Big Brother VIP Albania, Rogert Sterkaj…