Dje është zyrtarizuar lojtari më i ri i klubit zikaltër, Robin Gosens.
27-vjeçari është shprehur i lumtur për kalimin e tij tek Inter. Ai ka folur për ‘Inter Tv’ si lojtari më i ri i Inter-it.
“Është një krenari e madhe sepse kam ardhur te një nga ekipet më të mira në Evropë, jam shumë i lumtur që ndodhem këtu dhe mezi po pres të filloj. Dje në mbrëmje fola pak me Inzaghin në video-telefonatë dhe ai më tha se çfarë pret nga unë. Unë i tregova idetë e mia dhe ai ka një dëshirë të madhe për që të punojmë së bashku. Mezi pres të trajnohem nga ai dhe të jem në fushë me shokët e ekipit zikaltër.
Shpresoj të shënojë sa më shumë gola në San Siro dhe të asistoj për shokët pasi ta bësh këtë gjë në San Siro është një adrenalinë e madhe dhe një ndjesi e jashtëzakonshme”.
Më pas ai dha edhe një mesazh për tifozët zikaltër.
“Përshëndetje tifozë zikaltër, jam vërtet shumë krenar dhe i lumtur që jam këtu midis jush. Mezi po pres të futem në fushë e t’ju shoh të gjithëve në San Siro dhe të jap maksimumin tim për Interin”, kështu është shprehur gjermani Gosens./ h.ll/albeu.com
Dashi Si ju ashtu edhe partneri do jeni shume pasionante gjate kësaj dite. Do kaloni momente te mrekullueshme se bashku…
Presidenti francez pritet të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Franca të hënën. Macron tha se lirimi i pengjeve të…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë pamje nga vigjilja në kujtim të Charlie Kirk, në Tiranë, themeluesit të…
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është denoncuar në Prokurorinë e Posaçme në ditët e para të shtatorit për korrupsion…
Elia Zaharia ishte e ftuar në emisionin “ArtKand”, kësaj radhe jo si aktore, por si autore e një libri për…
Pas Kanadasë, Australisë dhe Britanisë së Madhe, Portugalia ka njoftuar zyrtarisht njohjen e shtetit të Palestinës. Ministri i Jashtëm portugez,…