Leon Goretzka ka shprehur gjatë orëve të fundit dëshirën për të kaluar te Barcelona, duke u mbështetur te raporti i veçantë që ka me ish-trajnerin e tij, Hansi Flick. Ylli gjerman po kërkon të përcaktojë skuadrën e ardhshme pas skadimit të kontratës me Bayern Munichun.
None found
Në emisionin “La Pizarra de Quintana”, gazetari i besueshëm Matteo Moretto bëri të ditur se përfaqësuesit e afërt të mesfushorit kanë komunikuar drejtpërdrejt me drejtuesit e klubit katalanas.
Njerëzit e Goretzkës kanë treguar gatishmëri të plotë që ai të bëhet pjesë e projektit të Barcelonës. Kjo mundësi është paraqitur veçanërisht pas dëmtimit të Frenkie de Jongut, i cili ka këputur ligamentin kolateral medial në gjurin e djathtë.
Goretzka e sheh Hansi Flickun si avantazhin kryesor për realizimin e këtij transferimi. Gjatë periudhës 2019-2021 te Bayerni, mesfushori ishte një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës së drejtuar nga trajneri gjerman, duke regjistruar 64 paraqitje, 15 gola dhe 18 asistime. Ai luajti rol të rëndësishëm në ekipin që dominoi futbollin evropian.
Kjo nuk është hera e parë në muajt e fundit që mesfushori gjerman ia ofron shërbimet Barcelonës. Pas një periudhe të gjatë me Bayern Munichun, ai synon të nisë një aventurë të re. Sezonin e kaluar, Goretzka luajti në 48 ndeshje dhe qëndroi në fushë për 2.349 minuta.
Në këtë periudhë, ai kontribuoi që Bayerni të fitonte të gjithë trofetë vendorë, ndërsa skuadra arriti gjithashtu deri në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Megjithëse Goretzka mund të transferohet si lojtar i lirë, pozicioni i Barcelonës është i prerë. Drejtori sportiv Deco nuk po e shqyrton aktualisht afrimin e tij dhe nuk ka ndërmend ta përforcojë repartin e mesfushës.
Një incident diplomatik ka shoqëruar takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të G20-s, të zhvilluar në Atlanta të Shteteve…
Deri para pak orësh, drejtonte Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë. Por, Gëzim Berishës, iu vendosën prangat nga Policia e Kosovës,…
Aleanca për Shqiptarët thotë se propozimi i ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, që 12 provime teorike të mbahen në gjuhën…
Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht. Si pasojë, ka…
Media italiane “Il Fatto Quotidiano”, i ka kushtuar një artikull protestave që po zhvillohen në Tiranë, ku studentët edhe sot…
Antonio Rudiger mund të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës, ndërsa Chelsea po shqyrton mundësinë për ta…