sport

“Goli i Letonisë na e prishi moralin”, Broja: Ndoshta ishim paksa të lodhur

Kombëtarja shqiptare u ndal sërish në barazim ditën e sotme ndaj Letonisë me rezultatin 1-1 në Riga. Në përfundimin e kësaj përballjeje, Armando Broja doli në prononcim për mediat.

“Sot na ka munguar gjithçka. Në pjesën e parë nuk e luajtëm shpejt topin, nuk futëm shumë topa në zonë, nuk bëmë goditje në portë. Strakosha bëri pritje të bukur te penalltia, goli i Letonisë, na i prishi moralin. Këto ndeshje janë të vështira. Në qoftë se nuk shënon, ka për të qenë ndeshje e vështirë. Ata donin të luanin vetëm me topa të gjata, të vononin lojën.

Trajneri merr vendimet e ekipit. Çdo lojtar ka kapacitet për të luajtur 90 minuta. Ndoshta ishin paksa të lodhur. Ajo ishte një ndeshje e vështirë, na ka konsumuar fizikisht. Edhe kjo ishte e vështirë. Jemi mërzitur shumë, nuk kemi luajtur mirë sot. Shanse për vendin e dytë ka. Ky grup nuk është i lehtë. Kemi shanse për t’u kualifikuar nëpërmjet vendit të dytë.

Ekipet e vogla mbyllen, rrijnë shumë në mbrojtje, është e vështirë të krijosh shanse, siç bëjmë ne kundër Anglisë dhe Serbisë. Duhet më shumë të qarkullojmë topin dhe duhet të fusim më shumë topa në zonë dhe të krijojmë shanse.

Kemi bërë disa skema në stërvitje për të krijuar shanse. Kur futesh në lojë është më ndryshë. Duhet të krijonim më shumë shanse”, u shpreh Broja.

të fundit

Aksident i rëndë në Kosovë, ndërron jetë një fëmijë

Nga aksidenti që ndodhi më 24 korrik 2025, ku u lënduan gjashtë persona, një nga viktimat, një fëmijë, humbi jetën.…

4 minutes ago

Gushti muaji i pushimeve/ Ja çfarë duhet të keni parasysh para se të niseni për udhëtimin e radhës

Gjatë muajit gusht, shumë prej nesh planifikojnë udhëtime për t’u relaksuar dhe për të kaluar kohë me familjen dhe miqtë.…

25 minutes ago

Meteorologia Tanja Porja zbulon se çfarë do të ndodhë me motin në muajin gusht

Meteorologia e njohur Tanja Porja, ka zbuluar se muaji gusht do të jetë më i qëndrueshëm dhe nuk do të…

49 minutes ago

Aksident në anë të rrugës në Korçë-Ersekë, plagosen dy persona

Këtë të premte, një aksident në aksin rrugor Korçë-Ersekë, një mjet humb kontrollin dhe përmbyset anës rrugës. Aksidenti ka ndodhur…

57 minutes ago

Pas 6 muajsh në “arrest shtëpie”, lihet i lirë kryetari i Bashkisë Tropojë Rexh Byberi

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka liruar nga masa e “arrestit në shtëpi” kryetarin e Bashkisë…

1 hour ago

Subjekte tregtare, makina dhe mijëra euro/ SPAK sekuestron 25 pasuri të një grupi kriminal, të dënuar në Belgjikë

SPAK ka sekuestruar 25 pasuri të një grupi kriminal shqiptar, të dënuar në Belgjikë për vjedhje në kuadër të një…

1 hour ago