Ndeshja e zhvilluar për fazën para-kualifikuese për Kupën e Botës ‘Katari 2022’ mes Serbisë dhe Portugalisë u mbyll me barazim 2 me 2.
Në fund të ndeshjes, Ronaldo shënoi një gol , por gjyqtari nuk e cilësoi si të rregullt. Goditja e yllit portugez përfundoi në portë dhe kaloi vijën, por mbrojtësi serb e largoi atë duke e vënë gjyqtarin e ndeshjes në dyshim dhe goli s’u pranua.
Trajneri i Kombëtares së Portugalisë, Fernando Santos u paraqit në konferencë për shtyp pas ndeshjes dhe tregoi se gjyqtari holandez, Danny Makkelie i kërkoi falje për mos-pranimin e golit të shënuar në fund të ndeshjes nga Cristiano Ronaldo.
“Ai më ftoi në kabinën e gjyqtarëve, dhe na kërkoi falje”, ka thënë Santos
Me këtë barazim, dy kombëtaret tani kanë nga 4 pikë. Serbia gjendet në pozitën e parë për shkak të golaverazhit, kurse Portugalia në pozitën e dytë./
Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe ju kane dale ne jetën…
Shtetet e Bashkuara po ndalojnë dhe sekuestrojnë një anije në brigjet e Venezuelës në ujërat ndërkombëtare, thanë tre zyrtarë amerikanë…
Në Kongresin e sotëm të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), delegatët miratuan përbërjen e re të kryesisë së partisë, duke…
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se është arrestuar një ish-pjesëtar i MPB-së të…
Monika Kryemadhi, e cila është opioniste e “Big Brother VIP Albania 5”, ka thumbuar ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta. Gjatë…
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Elbasan, në afërsi të Bradasheshit. Raportohet se…