sport

Goli dhe dashuria e tifozëve, Broja: Jam shumë i lumtur, jam në kampionatin më të fortë në botë (VIDEO)

Armando Broja vazhdon formën e mrekullueshme edhe këtë vit të ri. Shqiptari shënoi ditën e djeshme në fitoren e Southampton ndaj Brentford me rezultatin 4-1.

Ky ishe goli i pestë sezonal në Premier League dhe i shtati në të gjitha kompeticionet duke qenë momentalisht golashënuesi i skuadrës.

Të lidhura

None found

Pas ndeshjes në një video drejtuar tifozëve Broja ka shpjeguar momentin e golit si edhe marrëdhënien e ngushtë me tifozët e Saints.

Ishte një top i mrekullueshëm nga Oriol Romeu. E dija se mbrojtja ishte mjaft e hapur, kështu që nuk e mendoja se do të më kapnin nga aty. Ishte një gol i mirë ndaj jam i lumtur. Kur ishte 2-1, ata po ecin përpara dhe gjithmonë mund të arrijnë një gol me fat, i cili ndryshon lojën, kështu që kur shënoni një gol të tretë, mund të vazhdoni”.

Është nder të luaj në Ligën Premier për një klub kaq të mirë dhe të jem pranë një klubi si ky dhe lojtarëve të tillë. Jam mirënjohës që jam pranë ekipit. Unë po përpiqem të ndihmoj ekipin dhe të shënoj gola, kjo është gjithçka që mund të bëj”.

“Tifozët? Është e mrekullueshme, nuk ka ndjenjë më të mirë se të kesh tifozët pas teje, është e mahnitshme, të prek zemrën dhe të kem atë përgjigje, jam shumë mirënjohës për ta”.

Unë jam i ri dhe prandaj është e rëndësishme që të qendroj me këmbë në tokë. Kam ardhur nga liga holandeze në Ligën Premier dhe prandaj është një hap i madh. Është e mrekullueshme. Jam në kampionatin më të fortë në botë dhe prandaj është shumë e vështirë, por unë thjesht po shijoj futbollin tim”, ka thënë Broja. r.t/albeu.com

 

të fundit

Ish-deputetja Lajla Përnaska: Kam përgjegjësi për votën pro ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 dhe kërkoj ndjesë publike

Ish-deputetja Lajla Përnaska deklaroi se mban përgjegjësi personale për votën e saj pro ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, duke theksuar…

2 minutes ago

Mourinho rrëfen prapaskenën me Eto’on: Barcelona e nxori jashtë planeve të saj

Jose Mourinho ka zbuluar se nuk iu desh të bënte asgjë për ta motivuar Samuel Eto'on për përballjen ndaj Barcelonës…

5 minutes ago

LDK Branch in Rahovec Calls for Internal Elections at All Levels of the Party

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme brenda partisë, nga niveli…

6 minutes ago

Dega e LDK-së në Rahovec kërkon zgjedhje të brendshme në të gjitha nivelet e partisë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme brenda partisë, nga niveli…

29 minutes ago

Si po arrijnë “kombëtaret e vogla” të befasojnë në Botëror?

Botërori me 48 skuadra ka sjellë deri tani disa përballje befasuese dhe paraqitje mbresëlënëse nga kombëtaret më pak të favorizuara…

35 minutes ago

Horoskopi 27 Qershor 2026/ Dita do të jetë e favorshme, në një takim në dashuri

Dashi Në dashuri nuk do e keni të lehtë menaxhimin e situatës. Në punë do të jeni energjik dhe me…

41 minutes ago