Sokol Cikalleshi shënoi dy gola në duelin e djeshëm të Konyaspor, në transfertë kundër Kayserispor. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte protagonisti kryesor, pasi golat e tij i dhanë fitoren me rezultatin 3-2 skuadrës së Konyaspor, që renditet në vendin e dytë në Superligën e Turqisë.
Me këto dy gola Cikalleshi ka vendosur edhe një rekord të ri personal në elitën e futbollit turk, pasi më parë maksimumi i tij ishte tetë gola dhe këtë shifër e kishte arritur sezonin e shkuar, por me fanellën e Konyaspor.
None found
Në Superligën e Turqisë ai u transferua verën e vitit 2015 dhe në sezonin e parë me Istanbul Basaksehir realizoi 6 gola. Për t’u vënë në dukje është fakti që ai atëherë luante më shumë si zëvendësues. Nga 27 ndeshje, vetëm 8 herë e nisi nga fillimi.
Me Akhisarpor më pas shënoi 7 gola në 14 ndeshje, kurse me Ankaraspor ka realizuar 6 herë në 25 duele në Superligën e Turqisë. Vetëm me fanellën e Gopzetepe – luajti 7 ndeshje si zëvendësues – Cikalleshi nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës në Turqi. / h.ll/albeu.com
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…