sport

Goditje për Tiranën, ylli i skuadrës rrezikon sezonin

Tirana po kalon sezonin më të vështirë të viteve të fundit. Bardheblutë e nisën si pretendentë kryesor për të rrëzuar Partizanin nga froni, por aktualisht po rrezikojnë edhe prezencën në Final Four.

Javën e shkuar dolën edhe nga 4-shja, të cilën e rigjetën sërish këtë fundjavë me një barazim zhgënjyes ndaj Laçit me 10 lojtarë.

E rradhës është një nga ato të zjarrtat, Klasikja e Shqipërisë me Vllazninë në Shkodër. Mirëpo, s’do të jetë aspak e lehtë sidomos me mungesat.

Pikërisht ndaj Laçit, talenti i ekipit, Erman Meta pësoi një dëmtim që e detyroi të largohej nga loja.

Shqetësimi dukej që në sytë e stafit mjekësor e trajnerit Fagu. Në një moment të tillë të sezonit, mungesa e një titullari absolut është një goditje e rëndë.

Fatkeqësisht, shqetësimi i bardhebluve ishte i drejtë. Ermal Meta ka pësuar një goditje në menis dhe do të jetë të paktën 2 muaj jashtë fushave të lojës, sipas ekzaminimeve të kryera.

2 muaj janë jashtë mase shumë, gati e gjithë pjesa e mbetur e sezonit. Në rastin më të keq, Tirana shpreson që lojtari të rikthehet për Final Four, por sipas të gjitha gjasave, rikthimi mund të jetë më i hershëm. /newsport.al/

të fundit

Konjufca nga Varshava: Rruga evropiane e Kosovës forcon sigurinë e Evropës

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Margus Tsahkna, në kuadër…

4 minutes ago

Gjykata urdhëron lirimin e dy veteranëve të arrestuar pas incidentit me deputetin e VV-së

Veteranët, Fadil Zogaj dhe Ekrem Selimi janë liruar të hënën, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni…

4 minutes ago

VLEN: Korridori 8 forcon zhvillimin ekonomik dhe lidhjet evropiane të Maqedonisë së Veriut

Nisja e punimeve në autostradën Bukojçan-Kërçovë shënon një zhvillim të rëndësishëm në realizimin e Korridorit 8 dhe në forcimin e…

10 minutes ago

Në privat kushton 1.100 euro”, 11 të akuzuarit mohojnë fajësinë për rastin e ryshfetit në Vushtrri

Njëmbëdhjetë persona janë deklaruar të pafajshëm në seancën fillestare në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, në rastin ku dy kirurgë të…

15 minutes ago

VIDEO/ Tensione te Ministria e Arsimit, studentët hedhin vezë, letra higjenike dhe bojë drejt godinës

Ditën e sotme, protesta e studentëve dhe të rinjve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë është shoqëruar me tensione, pasi…

17 minutes ago

Anëtarët e rinj të BE-së mund të mbikëqyren për demokracinë deri në 15 vjet pas hyrjes

Bashkimi Europian po planifikon të vendosë mekanizma të rinj mbrojtës për vendet që do t’i bashkohen bllokut, duke parashikuar mbikëqyrje…

18 minutes ago