sport

Goditje për Infantinon/ Holanda tërheq mbështetjen: FIFA ka nevojë për lidership të ri

Kriza rreth Gianni Infantinos në FIFA thellohet. Pas disa federatave europiane, edhe Federata Holandeze e Futbollit ka vendosur të tërheqë mbështetjen për presidentin aktual të FIFA-s në prag të zgjedhjeve të ardhshme për kreun e institucionit botëror.

Në një deklaratë zyrtare, federata holandeze shprehet se FIFA ka nevojë për një lidership të ri duke nisur nga viti 2027, por thekson se ndryshimi nuk duhet të kufizohet vetëm te personi i presidentit.

Të lidhura

None found

“Një president i ri, i vetëm, nuk mjafton. Edhe mënyra se si qeveriset FIFA duhet të ndryshojë”, thuhet në deklaratë. Holandezët kritikojnë përqendrimin e madh të pushtetit në duart e presidentit dhe mungesën e një ndarjeje të qartë mes kreut të FIFA-s dhe administratës së institucionit.

Për federatën holandeze, një pikë kthese ishte edhe çështja e FIFA Forward Enterprise, propozim që tashmë është tërhequr. Sipas tyre, tërheqja ishte e nevojshme, por nuk mjafton për të rikthyer besimin e humbur.

Federata kërkon një debat më të gjerë se sa thjesht e ardhmja e Infantinos: “Pyetja themelore është: çfarë lloj FIFA-je i nevojitet futbollit”? Holanda kërkon një FIFA më të fortë dhe më të besueshme, që t’u shërbejë 211 federatave anëtare dhe të zhvillojë futbollin në të gjithë botën.

Në fund, federata holandeze thekson se kjo nuk duhet të shihet si një nismë vetëm europiane, por si një përpjekje që duhet të zhvillohet së bashku me të gjitha federatat dhe konfederatat e FIFA-s në mbarë botën.

të fundit

Brightoni mposht bindshëm Arsenalin dhe i shkakton disfatën e parë sezonale

Brightoni ka dhuruar spektakël në shtëpi për të regjistruar një fitore të madhe ndaj Arsenalit.Vendasit ishin të jashtëzakonshëm nga minuta…

21 seconds ago

Haxhiu pas identifikimit të tri viktimave: I përkisnin “Grupit të Intelektualëve

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se kërkimi ynë nuk do të ndalet, pas lajmit se…

5 minutes ago

Feronikeli ’74 mposht bindshëm Vushtrrinë në Drenas

Klubi nga Drenasi Feronikeli ’74 ka triumfuar në shtëpi ndaj Vushtrrisë, në kuadër të xhiros së shtatë në Superligën e…

6 minutes ago

Çështja kalon në Apel – sa mund të ndryshojnë dënimet e ish-krerëve të UÇK-së?

Më 16 shtator, Gjykata Speciale në Hagë shpalli fajtorë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep…

6 minutes ago

Malisheva përmbys Ballkanin dhe siguron pikët e plota

Malisheva me një rikthim të madh i ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi në derbin ndaj Ballkanit.Të dy skuadrat…

6 minutes ago

Tragjedi në Utah, kirurgu milioner 66-vjeçar vdes pas përplasjes së makinës me një dre

Një kirurg milioner oral 66-vjeçar humbi jetën tragjikisht në Utah, SHBA, pasi makina me të cilën po udhëtonte u përplas…

12 minutes ago