Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka njoftuar se nuk do ta mbështesë kandidaturën e Gianni Infantinos në zgjedhjet për presidentin e FIFA-s, të planifikuara për në mars të vitit 2027.
Qëndrimi i federatës italiane vjen pas disa nismave të fundit të kreut të FIFA-s. Kundërshtimet lidhen në veçanti me projektin që parashikon shitjen tek investitorët privatë të të ardhurave të ardhshme nga Kupat e Botës.
None found
Ndaj kësaj ideje janë pozicionuar më herët edhe UEFA, AFC dhe CONCACAF. Përpara FIGC-së, mbështetjen për Infantinon e kishin tërhequr gjashtë federatat nordike, përkatësisht Suedia, Norvegjia, Finlanda, Danimarka, Islanda dhe Ishujt Faroe, si dhe federata e Shqipërisë.
Në njoftimin zyrtar, FIGC sqaroi se ky hap përputhet me qëndrimin e UEFA-s dhe të presidentit të saj, Aleksander Ceferin.
“FIGC ka vendosur të tërheqë mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s në mars 2027”, thuhet në deklaratë.
Sipas federatës italiane, vendimi synon të bëjë të qartë pozicionin e saj për mënyrën se si FIFA po projekton administrimin dhe zhvillimin e kompeticioneve ndërkombëtare.
Presidenti i FIGC-së, Giovanni Malagò, deklaroi se Italia do ta vijojë bashkëpunimin me UEFA-n dhe federatat e tjera të Evropës, me qëllim mbrojtjen e një modeli futbolli që mbështetet te merita sportive, solidariteti, qëndrueshmëria dhe rëndësia e tifozëve.
“Ne përfaqësojmë një model dialogu, respekti për mendimet e të tjerëve dhe përgjegjësie të përbashkët”, u shpreh Malagò.
Vendimi i Italisë për të mos e mbështetur më përbën një goditje të konsiderueshme për Infantinon, i cili kërkon të fitojë një mandat tjetër në drejtimin e FIFA-s gjatë zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.
Teuta - Laçi TEUTA 0-0 LAÇI “Abissnet Superiore”: Java 12Stadiumi: “Arena Egnatia”Arbitër: Emanuela Rusta FORMACIONET ZYRTARE:TEUTA: Bernardoni; Zogos, Jazxhi, Përgjoni, Maçolli, Toli,…
Jose Mourinho ka hyrë në fazën e tretë të projektit të tij te Real Madridi, me trajnerin portugez që synon…
Protestuesit kanë bllokuar Rrugën e Durrësit, ndërsa vijojnë protestën me thirrje për dorëheqjen dhe arrestimin e kryeministrit Edi Rama. “Dorëheqje!”,…
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar qitje me municion luftarak me mortajën 120 mm, të sistemit Vuran, në…
Pas protestës që nisi në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Pjesëmarrësit…
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka këmbëngulur se fokusi i tij është tërësisht te skuadra e tij dhe jo te…