Elbasani përmbysi Partizanin dhe fitoi 2-1 në javën e nëntë të Abissnet Superiore. Tri pikët shënuan suksesin e parë të Glen Dajës në stolin e verdhebluve. Pas ndeshjes, trajneri foli për mediat.
“Dua të nis me një dedikim të veçantë. Në emër të gjithë klubit, këtë fitore ia kushtojmë Erjonit, tifozit tonë. I urojmë shërim të shpejtë dhe ia dedikojmë atij këtë sukses.
None found
Në pjesën e parë nuk u pozicionuam siç duhej dhe as kërkimi i topit apo i zonave të lojës nuk ishte i duhuri. Djemtë nuk patën të njëjtin angazhim si ndaj Durrësit. Pas pushimit, megjithatë, u transformuan. Jam i kënaqur me tri pikët, por jo me paraqitjen.
Partizani kishte lojtarë në gjysmëhapësira, ndërsa tanët qëndronin një linjë më poshtë, ndaj nuk ishim aty ku duhej. Në fraksionin e dytë u paraqitëm më mirë, por bëmë një gabim taktik duke prishur ekuilibrat. Një skuadër profesioniste nuk duhet ta bëjë këtë. Kemi ende shumë punë përpara.
Nuk na mungoi administrimi i topit, por luajtëm më tepër horizontalisht sesa vertikalisht. Problemi nuk ishte cilësia e lojtarëve, por mungesa e lëvizjeve në hapësirat e lira. Meqë kundërshtari mbrohej i ngjeshur, e patëm të vështirë të gjenim pasime vertikale. Më pas, lojtarët duhet t’i sulmojnë më mirë hapësirat bosh”, u shpreh Daja.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që kërkon përfundimin e embargos ekonomike, tregtare dhe financiare të…
Qeveria laburiste e Britanisë së Madhe njoftoi një rritje të përkohshme të taksës mbi bankat, me synimin për të financuar…
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, foli për ecurinë e hetimeve ndaj Belinda Ballukut, afatet…
Gazetari Kreshnik Gashi ka kritikuar mënyrën e trajtimit të rastit të Arlinda Zekajt, duke thënë se, pavarësisht rëndësisë së rastit…
Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, është liruar nga spitali pas problemeve shëndetësore që e detyruan të kërkonte ndihmë mjekësore…
Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus, beson se fitimi i Topit të Artë nga Harry Kane mund të ndikojë që…