Categories: sport

Gjimshiti: San Marino nuk duhet nënvlerësuar, gjithçka varet nga përqendrimi ynë

Berat Gjimshiti u kërkoi shokëve të skuadrës të mos e marrin lehtë sfidën ndaj San Marinos, duke nënvizuar se Kombëtarja duhet të hyjë në fushë me përqendrim maksimal dhe me mentalitetin e duhur.

Të lidhura

None found

Kapiteni i Shqipërisë bëri të ditur se objektivi i ekipit është përfundimi në vendin e parë të grupit. Sipas tij, kjo mund të arrihet vetëm nëse të gjithë futbollistët luajnë si një skuadër, me agresivitet, cilësi dhe angazhim të plotë gjatë 90 minutave.

San Marino? – Është e vërtetë që nuk është një ndeshje e thjeshtë. Përqendrimi duhet të jetë 100% në çdo takim, por veçanërisht në sfida të tilla, ku të gjithë presin që Kombëtarja jonë ta kontrollojë lojën.

Shumë njerëz mendojnë se do të jetë një përballje e lehtë, por nuk besoj se do të jetë aspak kështu. Në fund, gjithçka varet nga ne dhe nga mënyra se si do ta menaxhojmë ndeshjen. Përqendrimi duhet të jetë maksimal.

Si kapiten, ku mendon se duhet të përmirësohet më shumë Kombëtarja jonë? – Nuk kaluam një periudhë të mirë, por u rikthyem te fitorja dhe te ndeshjet me rëndësi të madhe. Liga e Kombeve na ofron një mundësi për të arritur në Europian. Mendoj se hapi i parë u bë në ndeshjen e fundit, ku luajtëm mirë dhe fituam me meritë.

Synimet tona janë të mëdha. Kërkojmë vendin e parë dhe për këtë duhet të përmirësohet i gjithë grupi, të luajmë së bashku dhe të japim maksimumin në fushë për 90 minuta. Në këtë nivel, një gabim i hershëm mund ta ndryshojë menjëherë rrjedhën e lojës, ndaj duhet të jemi të përqendruar.

Çfarë duhet të bëjmë që të mos surprizohemi nesër nga San Marino? – Duhet të zbresim në fushë me qasjen e duhur dhe të jemi 100% të përgatitur. Varet edhe nga mënyra se si do të luajë San Marino, por po aq rëndësi ka mënyra se si do të paraqitemi ne, me agresivitetin dhe cilësinë që zotërojmë.

Besoj se mund t’ia dalim të gjithë së bashku. Të rëndësishëm do të jenë si lojtarët që do të nisin ndeshjen, ashtu edhe ata që do të qëndrojnë në pankinë. Kjo duhet të jetë forca jonë.

Kush të kanë kërkuar më shumë bileta për ndeshjen e nesërme, shqiptarët apo italianët? – Këtë herë më ka kërkuar biletë një shoku im rumun, me të cilin kemi luajtur së bashku në Itali.

I ke studiuar sulmuesit e San Marinos, çfarë veçantie mund të kenë si repart? – E njoh sulmuesin Nanni, pasi kam luajtur kundër tij. Është një futbollist fizikisht i fuqishëm, pothuajse 1.90 metra i gjatë, njësoj si unë, dhe e mban shumë mirë topin.

Në Itali, kur nuk ke një ndeshje gjatë javës, zhvillon ndonjë miqësore me një ekip të Serisë C ose Serisë D. Në këto skuadra, sulmuesit ose numrat 10 zakonisht kanë më shumë cilësi. Prandaj nuk është e lehtë; ata kanë aftësi dhe duhet të jesh 100% i fokusuar, sepse në futboll mund të ndodhë gjithçka.

të fundit

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

4 minutes ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

15 minutes ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

16 minutes ago

Shenjat e hershme të defekteve në kutinë e shpejtësive nuk duhen injoruar

Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…

18 minutes ago

Nikolloski: A final solution for our transport operators is still lacking

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…

21 minutes ago

Aulon Kalaja pretendon se Rama po negocion largimin nga posti: Debati për përgjegjësinë penale

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

22 minutes ago