Categories: sport

Gjimshiti kritikon paraqitjen ndaj San Marinos: Humbëm shumë topa dhe duhet të luajmë si skuadër

Pas fitores 2–1 ndaj San Marinos, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, Berat Gjimshiti foli për mediat dhe analizoi paraqitjen e Shqipërisë.

Të lidhura

None found

Mbrojtësi kuqezi pranoi se bëhej fjalë për një nga ndeshjet më të vështira të karrierës së tij, duke theksuar se ekipi duhet të nxjerrë mësime nga kjo sfidë.

“Vështirë të kem luajtur një ndeshje të tillë në karrierën time. Duhet të kuptojmë se duhet të veprojmë si skuadër. Kur ka sukses ekipi, atëherë vjen edhe suksesi individual. Edhe unë, me atë që bëra në fushë, mund të kisha kontribuar më shumë duke dalë përpara. Siç e kam thënë edhe më herët, duhet të marrim shumë mësime nga kjo ndeshje.

20 minutat e para ishin të mira, por më pas niveli ynë ra dhe luajtëm dobët. U krijua përshtypja se çdo lojtar kërkonte të shënonte, ndërsa duhet të funksionojmë së bashku. Kemi ende shumë aspekte për të përmirësuar.

Çfarë nuk funksionoi? Përqendrimi. Mund të pësosh gol nga çdo kundërshtar, ndaj në çdo ndeshje duhet të jesh 100% i fokusuar. Gjithashtu, humbëm shumë topa të thjeshtë. Ata u shfaqën më agresivë dhe, në disa momente, m’u duk sikur kishin më shumë cilësi se ne.

Nuk kam fjalë për ditën e sotme. Të gjitha këto elemente ndikuan në paraqitjen tonë. Nëse nuk punojmë sa duhet me këmbët, duhet të punojmë me kokën. Këtë e kam mësuar nga trajnerët me të cilët kam punuar. Mentaliteti është gjëja kryesore”, u shpreh Gjimshiti.

të fundit

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

19 minutes ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

27 minutes ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

54 minutes ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

1 hour ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

1 hour ago

Shenjat e hershme të defekteve në kutinë e shpejtësive nuk duhen injoruar

Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…

1 hour ago