Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, dërgoi një mesazh të fortë në drejtim të tifozëvë të Valencias mbrëmjen e djeshme pasi gjeti rrugën e rrjetës, duke marrë parasysh se ai abuzua në baza racore në atë stadium sezonin e kaluar.
Vinicius shënoi për Real Madridin në fund të pjesës së parë për 2-1 duke rihapur edhe një herë tjetër këtë sfidë. Me të shënuar golin ai e mori topin nga rrjeta, por fillimisht ai ngriti grushtin në drejtim të tifozëve vendas, një festim tashmë ikonik i cili mbart në vete disa kuptime.
None found
Sezonin e kaluar, Vinicius u abuzua në baza racore në stadium dhe festimi i tij me grusht sinjalizon solidaritet dhe fuqi.
Në pjesën e dytë Vinicius ishte përsëri akter kryesor për madrilenët duke shënuar edhe golin e barazimit për 2-2, për të cilin u desh një intervenim i gjatë i VAR-it para se eventualisht të pranohej.
Kujtojmë se La Liga kishte dënuar Valencian për koret raciste që tifozët e tyre kënduan ndaj Vinicius, duke i gjobitur me një shumë prej 45 mijë eurosh dhe duke mbyllur një sektor të stadiumit për pesë ndeshje.
Dikush mund të mendojë nëse festimi i Vinicius gjithashtu e pati për objektiv edhe La Ligan, të cilët janë kritikuar për çasjen pasive ndaj lojtarëve me ngjyrë, duke u kritikuar ashpër se nuk po ndërmarrin masa për mbrojtjen e tyre.
Vinicius ka qenë në formë të shkëlqyer për Realin këtë sezon duke shënuar 12 gola në të gjitha garat, ndërsa ka dhënë edhe shtatë asistime. Humbja e vetme e Realit në La Liga këtë sezon kundër Atletico Madridit, erdhi kur Vinicius mungonte për shkak të një dëmtimi muskulor. /Telegrafi/
Ambasadori i Italisë, Maurizio Antonini, është takuar me ministrin e Sportit të Kosovës, Blerim Gashani, me të cilin ka diskutuar…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë,…
Fegja Dimoviq, kandidat i Listës Studentore në Serbi, tha se Kosova zë një vend të rëndësishëm në programin politik të…
Nëse deri më sot keni patur dyshime se kush është më i paguari në Superiore, mjafton një deklaratë për të…
Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj ka konfirmuar kandidimin e tij për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 9 majit.…
Barazimi ndaj Aston Villës ka shtuar dyshimet rreth të ardhmes së Michael Carrickut në stolin e Manchester Unitedit. Rezultati nuk…