Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Jr ka denoncuar thirrjet raciste të tifozëve të Atletico Madridit gjatë ndeshjes ndaj Interit në Ligën e Kampionëve.
Tifozët e Atletico Madridit ishin në ekstazë duke kërkuar golin e fitores së ekipit të tyre ndaj Interit, saqë përfunduan duke u shndërruar në një imazh të neveritshëm.
None found
Disa tifozë bënë thirrje raciste kundër Vinicius Jr në periferi të Civitas Metropolitano, në një ndeshje në të cilën braziliani nuk merrte pjesë.
“Ale, ale, ale, shimpanze Vinicius”, ishin thirrjet e tifozëve të Atleticos, të cilat Vinicius Jr i denoncoi duke i postuar në profilin e tij privat në platformën X.
“Shpresoj se keni menduar tashmë për dënimin e tyre. Është një realitet i trishtë që ndodh edhe në ndeshjet ku nuk jam prezent!”, ka shkruar Vinicius duke etiketuar faqet zyrtare të UEFA-s dhe Ligës së Kampionëve.
Ndryshe, sulmuesi brazilian është fyer në baza racore edhe nga tifozët e Valencias, ku më pas është ndëshkuar me të kuq pas protestave të tij. /Telegrafi/
Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj ka konfirmuar kandidimin e tij për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 9 majit.…
Bashkimi Evropian do të jetë i pranishëm në bisedimet për Ukrainën, të cilat pritet të zhvillohen këtë javë në Abu…
Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe rreth 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm në…
Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) ka reaguar për situatën e sigurisë së gazetarëve në Shqipëri, duke ngritur shqetësimin për numrin…
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti sot në MEPJ, Shefen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në…
Ambasadori i Italisë, Maurizio Antonini, është takuar me ministrin e Sportit të Kosovës, Blerim Gashani, me të cilin ka diskutuar…