Eden Hazard ishte një nga blerjet e bujshme të Realit të Madridit, por që në fund nuk i justifikoi kurrsesi paratë e shpenzuara për ta sjellë në kryeqytetin spanjoll. Belgu ka rënë shpesh herë pre e dëmtimeve, gjë që ka shqetësuar së tepërmi presidentin Florentino Perez.
Këtë e vërteton edhe historia e treguar nga Thomas Meunier, i cili tregon bisedën me presidentin e Realit pas duelit mes PSG-së dhe galaktikëve në Champions League ku Hazard mbeti i dëmtuar pas një përplasjeje me mbrojtësin belg.
“Pas ndeshjes, unë jam në korridor dhe shoh Florentino Perezin. I shtrëngoj dorën dhe i them ‘Gëzohem që ju njoha‘. Dhe pastaj ai përgjigjet në frëngjisht: ‘Gëzohem që u takuam? A e kuptoni që e keni lënduar Eden Hazard? Dhe ju më thoni, “Gëzohem që u njohëm?!”. Unë thashë: “Unë e lëndova Eden Hazard? Pra, është faji im që ai u lëndua atje?”. Ai [Perez] tha, ‘Po, po, është faji yt!’“, ka treguar Thomas Meunier. /sportekspres/
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj Hamasit, duke deklaruar se “nëse nuk lirohen…
Në një intervistë të fundit të zhvilluar me gazetarin Ronaldo Sharka, opinionistja Neda Balluku ndau mendimet e saj për shumë…
Anëtarët e shtatë grupeve kriminale do të gjykohen nga Gjykata e Posaçme, shtatë muaj pasi SPAK mbylli hetimet dhe rreth…
Një 57-vjeçar portugez u raportua i zhdukur ditën e djeshme në det, në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur…
Ish-presidenti, Donald Trump, ka bërë thirrje për ndjekjen penale të Beyonce-së, duke pretenduar se ajo ka marrë 11 milionë dollarë…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se katastrofa humanitare dhe vuajtjet e civilëve të pafajshëm në Gazë duhet të marrin…