Mario Mitaj është vendosur në radarët e Genoa-s dhe mund të largohet nga Al Ittihad për të vijuar karrierën në Serie A. Lajmi për interesimin e klubit italian ndaj 23-vjeçarit shqiptar është bërë i ditur nga eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio.
None found
Sipas të njëjtit burim, realizimi i kësaj lëvizjeje pritet të jetë i ndërlikuar për shkak të përfitimeve që Mitaj ka në Arabinë Saudite. Drejtuesit e Genoa-s janë të gatshëm të nisin negociatat, por vendimi përfundimtar do të merret nga futbollisti me origjinë nga Malësia e Madhe.
Marrëveshja e Mitajt me Ittihad-in përfundon në verën e vitit 2028. Aktualisht, “Transfermarkt” e vlerëson kartonin e tij në 6 milionë euro, por kjo shumë nuk i përmbush pretendimet e klubit arab, i cili kërkon një shifër më të lartë për ta lënë të largohet.
Mbrojtësi Ardian Ismajli pritet që së shpejti ta rinovojë kontratën me skuadrën e Torinos, kanë raportuar mediumet italiane të enjten.…
Mauricio Pochettino ka arritur një marrëveshje paraprake me drejtuesit e Manchester Unitedit për t’u bërë trajneri i ri i klubit…
Nga LSDM thonë se Mickoski është në panik dhe mbron bankën e Vuçiçit nga hetimi në Serbi. Sipas tyre, Mickoski…
"Prokuroria Publike vepron në çdo situatë kur përcakton ekzistencën e një vepre penale", tha Prokurori Publik i Shtetit Nenad Saveski,…
Shqipëria mund të konsiderohet me fat, nëse i referohemi brumit që po përgatitet për të ardhmen [...]Read More...
Policia e Shtetit ka njoftuar masat e marra për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë ndeshjes Shqipëri-Finlandë, e cila do…