sport

Gavi, zgjidhet misteri i këpucëve të zgjidhura

Nuk mjaftojnë Xavi në pankinë dhe Dani Alves i kthyer në blaugrana.

Nëse Barcelona dëshiron të kthehet në lavditë e Guardiolës dhe Luis Enriques, duhet të fokusohet edhe te të rinjtë, ndoshta ata të ardhur nga akademia. Mision që është në zhvillim të plotë, duke pasur parasysh shpërthimet e Ansu Fatit, Pedri (i cili megjithatë është i importuar nga Las Palmas) dhe Gavit.

Të lidhura

None found

Ky i fundit është ai që bëri rrugën më të papritur nga të tre, duke qenë se pak më shumë se një vit më parë luajti në ekipet e të rinjve (as në Barça B) dhe që tashmë ka debutuar me meritë në kombëtaren spanjolle dhe është bërë golashënuesi i tretë më i ri në historinë e klubit. Prandaj, e ardhmja e tij në Camp Nou duket më se e ndritshme.

Megjithatë, një mister rri pezull mbi Pablo Martín Páez Gavira, të cilin deri më tani askush nuk ka mundur ta zgjidhë. Përse Gavi … nuk i lidh këpucët? Diçka që shumëkush e ka vënë re kohët e fundit.

Shpesh mund ta shihni lojtarin e Barçës duke vrapuar me lidhëset të lira. Jo saktësisht diçka që ndodh shpesh, deri në atë pikë sa ka lindur një kuriozitet mbi ketë fakt. Dikush ka menduar për ndonjë gjest supersticioz ose ndonjë ritual para ndeshjes, por e vërteta duket se është shumë më e thjeshtë dhe shumë më e papritur: Gavi … nuk di t’i lidhë shumë mirë këpucët. Absurde? Epo, këtë informacion shumë të veçantë e ka zbuluar një gazetar katalanas që mbulon Barçën në disa gazeta të ndryshme.

Transmissió d’en Torquemada, një program i Radio Catalunya, publikon një postim me një deklaratë nga Marc Marba Prats për këtë çështje. “Që fëmijë, Gavi ka luajtur me të dyja këpucët të palidhura, sepse nuk di t’i lidhë shumë mirë. Ai tashmë është mësuar të luajë kështu, kështu që nuk e shqetëson”. Duke parë rezultatet, as Barcelona nuk duhet të shqetësohet. Megjithatë, disa shokë … po përpiqen t’i japin një dorë. Nico Gonzalez, një tjetër nga fëmijët e frikshëm të Xavit, në fakt ka postuar një histori në Instagram teksa synon t’i lidhë këpucët Gavit. Komenti? “Koha për të mësuar”. Por nëse spanjolli luan kështu me këpucët e palidhura, ndoshta do të ishte e udhës të mos ndryshonte letrat në tavolinë.

të fundit

Qeveria miraton ndryshimet në Buxhetin e Maqedonisë së Veriut për vitin 2026

Qeveria sot, në seancë, shqyrtoi dhe miratoi Propozimin për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit për vitin 2026.Me ndryshimet e propozuara…

5 minutes ago

Kapet me 203 km/h në autostradën Shkup–Shën Nikollë, shoferi përballet me masa ligjore

MPB Maqedoni njofton se sot (07.10.2026) në orën 16:00, në autostradën Shkup - Shën Nikollë, oficerët e Njësisë Mobile për…

5 minutes ago

Përplaset nga automjeti në Korçë, 18-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Bulgarec, në Korçë, ku një automjet ka…

11 minutes ago

Zjarr i madh në Haspiraj të Peqinit, digjen shkurre, pyll dhe ullishte

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, pyll dhe ullishte në fshatin Haspiraj…

12 minutes ago

Afrim Gashi welcomes Ambassador Alper Aktash: Relations between North Macedonia and Turkey are based on friendship and traditional partnership

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot u takua me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë…

14 minutes ago

The road to the EU comes with tougher conditions, but 2030 membership remains achievable

Komisioni Europian ka prezantuar paketën “Përgatitja për një Bashkim më të madh”, e cila parashikon që integrimi i vendeve të…

15 minutes ago