“Kur mbyllet një cikël, lindin shumë ndjesi”.
Kështu e nis Sergio Aguero, në Twitter, letrwn e lamtumirws për tifozët e Manchester City-t. Drejtuesit, në fakt, kanë vendosur të mos ia rinovojnë kontratën argjentinasit, që i skadon në qershor, siç thuhet me një lajm në faqen zyrtare të klubit.
None found
“Tek unw mbetet një ndjenjë e madhe kënaqësie dhe krenarie qw kam luajtur për Manchester City-t për 10 sezone të plota, gjë që është e pazakontë për një lojtar profesionist këto ditë,” – vazhdon “El Kun”. – “10 sezone me rezultate të rëndësishme, gjatë të cilave arrita të bëhesha shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave dhe të krijoja një lidhje të pathyeshme me të gjithë ata që e duan këtë klub, njerëz që do të jenë gjithmonë në zemrën time”.
“Manchester City do t’i japë një lamtumirë të ngrohtë dhe emocionale sulmuesit legjendar, Sergio Aguero, kur kontrata e tij tw skadojw, këtë verë”, lexohet në faqen zyrtare të ekipit të “Al Mubarak”.
“I vlerësuar nga tifozët e City-t dhe një ikonë globale e futbollit, Aguero është një nga lojtarët më të dekoruar që ka veshur fanellën blu.”
Presidenti I Citizens, Khaldoon Al Mubarak, zbuloi se, ashtu si David Silva dhe Vincent Kompany, pwr Agueron do tw ngrihet një statujë. Karriera e tij do të mbahet mend pwrgjithmonw me instalimin e mozaikëve të përkushtuar dhe të përhershëm në Akademinë e Futbollit të City-t. Al Mubarak mw tej shtoi:
“Kontributi i Sergios te Manchester City gjatë 10 viteve të fundit nuk mund të nwnvlerësohet. Legjenda e tij do të mbetet e ngulitur në mënyrë të pashlyeshme në kujtimet e të gjithë atyre që e duan klubin dhe ndoshta edhe atyre që thjesht e duan futbollin. Nuk është ende koha për fjalë lamtumire dhe fjalime. Ka ende shumë për të bërë deri nw fund tw sezonit nga Aguero, ne po presim me padurim kontributin e tij në sfidat që kanwmbetur.”
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, institucionet duhet të…
Shtatë vjet më parë, Harry Kane ishte në Prishtinë me Anglinë për përballjen ndaj Kosovës, në ndeshjen e fundit të…
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se partia e tij nuk ka hequr dorë nga Ligji për Gjykatën Speciale…
Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që sistemi i…
Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në vendin e punës në Valtopina të Italisë. Rogert Ajdini,…
Aktorja e njohur Natalie Portman ka rrëfyer se seksualizimi i imazhit të saj që në fëmijëri e shtyu të krijonte…