Categories: sport

Gary Neville habit me vlerësimin për Romero dhe Martinez: “Qendërmbrojtësit më të mirë nga më të këqijtë në botë”

Pas suksesit dramatik 3-2 ndaj Egjiptit, që i dha kampionëve në fuqi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Botës, Gary Neville bëri një koment me nota humori, por edhe kritikash, për dy mbrojtësit e Argjentinës, Lisandro Martinez dhe Cristian Romero.

Të lidhura

None found

Duke folur për ITV Sport, ish-mbrojtësi anglez e përkufizoi çiftin argjentinas si “mbrojtësit qendrorë më të mirë nga më të këqijtë në botë”, një koment që lidhej me mënyrën e tyre agresive të lojës dhe rrezikun që marrin shpesh në fushë.

“Kur i shikon Romero dhe Martinez, ata janë mbrojtësit qendrorë më të mirë nga më të këqijtë në botë. Ata të japin vazhdimisht mundësi për të pësuar gola”.

“Por nuk u intereson shumë, sepse në anën tjetër ata mund të shënojnë. Kanë personalitete të mëdha dhe vazhdojnë të luftojnë gjithmonë”, u shpreh Neville.

Argjentina arriti një rikthim të jashtëzakonshëm përballë Egjiptit, edhe pse në një moment ishte në disavantazh me dy gola.

Në minutën e 79-të, Cristian Romero shënoi golin që afroi Argjentinën, ndërsa katër minuta më pas Lionel Messi riktheu baraspeshën në rezultat.

Goli i fitores erdhi në kohën shtesë, kur Enzo Fernandez finalizoi përmbysjen spektakolare.

Nga ana individuale, Martinez spikati me një ndeshje të fortë, duke qenë futbollisti me numrin më të lartë të ndërhyrjeve mbrojtëse në fushë.

Ai mbylli takimin me 13 aksione defensive, mes tyre shtatë largime të topit, katër ndërhyrje dhe dy interceptime.

Qendërmbrojtësi argjentinas ka gjetur sërish formën e tij më të mirë këtë sezon te Manchester United, pasi u kthye nga një dëmtim serioz në ligamentin kryqëzor të gjurit (ACL), i cili e mbajti jashtë për pjesën më të madhe të sezonit të kaluar.

të fundit

Berisha: Mbi 21 protestues përfunduan në spital, për largimin e Ramës duhet vetëm protesta

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas protestës së 28 Nëntorit në Tiranë, duke pretenduar se mbi 21…

1 minute ago

Dëbora mbulon zonën e Kalimashit, borëpastrueset nisin ndërhyrjen në Rrugën e Kombit

Reshjet e dëborës kanë nisur në zonën e Kalimashit, pranë tunelit, si dhe në disa segmente të Rrugës së Kombit,…

2 minutes ago

28 Nëntori rikthen vëmendjen te sfidat e shqiptarëve në rajon, kërkohet bashkëpunim më i madh nga Prishtina dhe Tirana

28 Nëntori, përtej simbolikës së bashkimit kombëtar, rikthen në vëmendje edhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët që jetojnë jashtë…

5 minutes ago

De Rossi i beson Mario Mitajt në përballjen e madhe ndaj Interit

Mario Mitaj dhe Daniele De RossiNdërsa na ndajnë edhe pak minuta nga startimi i ndeshjes Inter – Genoa, e vlefshme…

23 minutes ago

Fox News raporton për protestat në Tiranë: Demonstruesit përplasen me policinë dhe kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Protestat e sotme ne Tirane ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilat raportojnë për përshkallëzimin e situatës. “Protestat e…

26 minutes ago

VIDEO/ Uji me presion godet zonën e mediave gjatë protestës së 28 Nëntorit, rrëzohen gazetari dhe operatori

Një incident është regjistruar gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë, ku autoboti i policisë ka hedhur ujë me…

27 minutes ago