Rafael Leao është zyrtarisht futbollist i Galatasarayt, pasi klubi turk përfundoi transferimin e bujshëm nga Milani dhe bëri të ditura hollësitë e marrëveshjes me kuqezinjtë dhe sulmuesin portugez.
None found
Edhe pse Aston Villa shfaqi interesim serioz, Leao vendosi të vazhdojë karrierën te Galatasaray, pasi propozimi i klubit anglez për pagën nuk përmbushte kërkesat e tij.
Për kartonin e tij, Galatasaray do t’i paguajë Milanit 38 milionë euro si shumë fikse. Nëse plotësohen kushtet e përcaktuara në kontratë, vlera e përgjithshme e marrëveshjes mund të shkojë në rreth 44 milionë euro.
Milani ka siguruar gjithashtu të drejtën për të përfituar 20 për qind të fitimit nga një transferim i ardhshëm i Leaos.
Në njoftimin e tij, klubi turk deklaroi se marrëveshja me Milanin është arritur për transferimin e Rafael Alexandre da Conceiçao Leaos. Futbollisti ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, e cila hyn në fuqi nga sezoni 2026/27.
Të dhënat e publikuara nga Galatasaray tregojnë se sulmuesi do të marrë një pagë të garantuar neto prej 10 milionë eurosh në sezon, duke u renditur mes lojtarëve më të paguar në historinë e klubit turk.
Përmes komunikatës zyrtare, Galatasaray ritheksoi se, krahas tarifës fikse prej 38 milionë eurosh, Milani do të marrë edhe 20% të fitimit të gjeneruar nga shitja e ardhshme e lojtarit.
Me afrimin e Leaos, Galatasaray ka realizuar një nga transferimet më të mëdha të këtij afati kalimtar, ndërsa investimet e fuqishme të klubit turk synojnë përforcimin e skuadrës. /Telegrafi/
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës një hotel në qendrën e zonës turistike malore të Ponte…
Një shkencëtare e njohur e Universitetit të Kembrixhit është konfirmuar mes viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë, ku…
Ditën e djeshme rreth orës 17:30, katër nxënës shqiptarë janë ndaluar nga policia në qytetin e Kotorrit në Mal të…
Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar, kanë tërhequr vëmendjen edhe të medias italiane…
Ermal Krasniqi ka realizuar një gol të bukur në ndeshjen ndaj Eyupsporit, duke vazhduar paraqitjet e mira me fanellën e…