Fisnik Asllani mund të përfshihet në një tjetër transferim të rëndësishëm gjatë këtij afati kalimtar.
None found
Sulmuesi kosovar i Hoffenheimit i është propozuar Galatasarayt, ndërsa gazetari turk Haluk Yürekli ka raportuar se klubi nga Stambolli po analizon raportet mjekësore të futbollistit.
Gjendja fizike e 24-vjeçarit është diskutuar gjerësisht në javët e fundit, veçanërisht pas dështimit të kalimit të tij te RB Leipzig në fillim të këtij muaji.
Leipzigu kishte gjetur marrëveshje me Hoffenheimin për transferimin e Asllanit për afërsisht 25 milionë euro. Megjithatë, pas ekzaminimeve mjekësore, klubi gjerman shfaqi shqetësime dhe hoqi dorë nga përfundimi i operacionit.
Pavarësisht kësaj, Hoffenheimi ka vazhduar ta mbështesë lojtarin, duke bërë të ditur se ka besim në kapacitetet e tij fizike dhe sportive.
Tani, sulmuesi është shfaqur në orbitën e Galatasarayt, kampionit të Turqisë që po punon për të përforcuar repartin e sulmit.
Sipas të dhënave të publikuara nga Yürekli, dokumentet mjekësore të Asllanit po shqyrtohen nga klubi turk. Mbetet për t’u parë nëse Galatasaray do të bëjë hapin e radhës dhe do të paraqesë një ofertë konkrete për reprezentuesin e Kosovës.
Asllani luan si sulmues qendror dhe sezonin e kaluar ishte ndër lojtarët më të rëndësishëm të Hoffenheimit. Ai u aktivizua në 35 ndeshje, në të cilat shënoi 21 gola dhe dha asistime, duke ndihmuar ekipin të siguronte kualifikimin në Ligën e Evropës.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…