Fisnik Asllani është përfshirë nga mediumi prestigjioz britanik “The Athletic” në një analizë të zgjeruar mbi sulmuesit që përmbushin kriteret e Barcelonës për repartin ofensiv.
None found
Në këtë shkrim, Julian Alvarez paraqitet si objektivi kryesor i klubit katalunas. Megjithatë, krahas tij renditen edhe alternativa të tjera, përfshirë reprezentuesin e Kosovës dhe futbollistin e Hoffenheimit.
“Hoffenheimi dhe Fisnik Asllani janë një tjetër mundësi në këtë drejtim. Përveç 10 golave që shënoi në Bundesliga sezonin e kaluar, ai krijoi edhe shtatë të tjerë”, shkruan “The Athletic”.
Analiza ndalet edhe te zhvillimet e fundit rreth sulmuesit kosovar. Asllani ishte pranë kalimit te RB Leipzigu, por transferimi nuk u realizua pasi klubi gjerman ngriti shqetësime mjekësore.
Mediumi britanik e vendos atë në krahasim me Jonathan Burkardtin, duke vlerësuar se të dy sulmuesit kanë disa nga tiparet që po kërkon Barcelona.
“Jonathan Burkardt dhe Asllani shfaqin disa nga atributet që Barça po kërkon dhe ka të ngjarë të kushtojnë shumë më pak se Alvarez”, thuhet në artikull.
Vlerësimi për Asllanin vjen pas një sezoni në të cilin ai spikati në kampionatin gjerman, ku realizoi 10 gola dhe regjistroi shtatë asistime. Me këto paraqitje, ai dëshmoi potencialin si një nga sulmuesit interesantë të gjeneratës së re.
Pas anulimit të transferimit te Leipzigu, reprezentuesi i Kosovës është kthyer në stërvitje me Hoffenheimin. E ardhmja e tij vazhdon të jetë ndër çështjet interesante të këtij afati kalimtar.
“The Athletic” nuk kufizohet vetëm te përmendja e emrit të Asllanit, por nxjerr në pah veçoritë e profilit të tij, duke e cilësuar si një futbollist me disa prej cilësive që Barcelona synon të shtojë në sulm.
Teksa Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” po afron dhe trysnia mbi përgjegjësit për t’i kryer të gjitha përgatitjet në kohë po…
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se institucionet përgjegjëse për situatën me mbeturinat në Prishtinë janë…
63 personat e arrestuar gjatë dy ditëve të fundit, në kuadër të protestave në Tiranë, do të dalin nesër para…
Policia e Kosovës ka konfirmuar suspendimin e tre zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë, të dyshuar për ngacmim…
Ish-kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, ka reaguar në Facebook lidhur me kallëzimin penal të ngritur kundër tij dhe…
Eurodeputetja gjermane Anna Strolenberg ka reaguar ashpër për protestat studentore në Shqipëri, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për situatën e…