Richard Danso kthehet në ekipin e parë. Lojtari afrikan, i cili ishte dënuar nga klubi bardheblu për thyerje të disiplinës dhe ishte gjobitur me një shumë të majme, dje ka qenë në stërvitjen e ekipit të parë. Futbollisti ka lënë pas tri javë “burg” mes ekipit U-21 dhe të qenit spektator.
Ganezi ka pranuar gabimin dhe i ka kërkuar falje si klubit dhe trajnerit, duke premtuar që të mos gabojë më në të ardhmen. Ndërkohë, mësohet se lojtari është kthyer edhe për faktin se ganezi mund të ankohet në FIFA. Jo zyrtarisht, lojtari u dënua nga klubi dhe trajneri Orges Shehi, sepse nuk i ishte përmbajtur rregullores së brendshme të skuadrës. E vërteta është se lojtari prej javësh nuk ka qenë zgjedhje e parë. Kjo, me sa duket, e ka mërzitur afrikanin që i ka kërkuar llogari trajnerit përse nuk është titullar.
None found
Shehi në këtë rast e ka sqaruar se për momentin ai ka zgjedhur një formacion tjetër dhe duhet të presë radhën e tij ashtu siç kanë bërë shokë të tjerë në ekip kur luante Richard. Danso nuk e ka pëlqyer këtë fakt dhe ka ngritur krye. Në këto kushte, ka ardhur edhe ndëshkimi. Pas relatimit të situatës nga drejtuesit e teknikës të skuadrës është vendosur që Danso të stërvitet dhe të luajë te 21-vjeçarët për thyerje të rregullores së klubit. Madje, mund të jetë ndëshkuar edhe financiarisht me një gjobë të majme. Ganezi që erdhi në Shqipëri pas aventurës amerikane nuk ka bërë ndonjë gjë të madhe në Superiore. Në 15 takime është aktivizuar 893 minuta. Në dhjetë sfida ka qenë titullar, ndërsa në pesë të tjera i ka nisur nga stoli.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…