Categories: Uncategorized

“Nëna e Skënderbeut ishte serbe”, Dritan Abazoviç kërkon falje për deklaratën e bujshme

Dritan Abazociç, shqiptari i kthyer në faktor në Mali e Zi ka kërkuar falje për deklaratën e bërë kohë më parë nga ai.

Mediat serbe sollën së fundmi deklaratën e tij, ndonëse të cunguar, ku Abazociç deklaronte se prindërit e Skënderbeut ishin sllavë.

Të lidhura

None found

Në një intervistë së fundmi në gjuhën shqipe, Abazociç ka kërkuar falje për deklaratën e thënë nga ai, ndërsa e quan lapsus, shkruan abcnews.al.

“Unë kam gabuar që kam thënë së prindërit e Skënderbeut janë serb, ishte një lapsus dhe kërkoi falje publike dhe jam krenar që jam shqiptar”, thotë Abazoviç gjatë një interviste.

Më tej ai sqaron se nuk kishte thënë se familja e Skënderbeut ishte serbe dhe se do ta dëshironte një bust të tijin në Ulqin, edhe pse më mirë do të ishte vendosja e përmendoreve të tjera.

“Ajo deklaratë nuk ka pasur qëllim të keq dhe unë absolutisht pranoj gabimin. Kam kërkuar falje lidhur me atë. Në të dytën pjesë të emisionit, kam folur për pavarësinë e Kosovës. Kam folur për Hashim Thaçin. Kur ka thënë lidhur me çështjen e Skënderbeut, kam thënë që figura e tij është paqësore dhe burrni. E kam bërë gabimin dhe kam kërkuar falje. Kush ka dashur ta kuptojë që është bërë një lapsus e ka kuptuar. Unë nuk kam thënë që nëna e tij ka qenë serbe, por sllave dhe ortodokse. Më ka imponuar gazetari”, ka shtuar ai më tej.

Mediat serbe rikthyen në mënyrë të cunguar deklaratat e Abazoviç në lidhje me vendosjen e një busti të Skënderbeut në Ulqin si edhe prejardhjes së heroit tonë kombëtar.

Intervista ka dalë ne kontekst negativ, pasi thuhet se ai ka deklaruar se prindërit e Skënderbut janë serbë dhe se ai është kundër vendosjes së përmendores.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

3 hours ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

4 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

5 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

6 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

6 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

6 hours ago