sport

Fundi i trishtë i ish-lojtarit të Bajernit: Ish-kampioni i Europës detyrohet t’i japë fund karrierës

Mbrojtësi dikur i madh i Bayernit dhe përfaqësueses së Gjermanisë, Holger Badstuber, është detyruar t’i japë fund karrierës edhe pse pritej të luante shumë më gjatë dhe të arrinte suksese edhe më të mëdha në jetë.

Badstuber luajti për Bayernin për tetë vjet dhe fitoi një pjesë të vogël të trofeve gjatë asaj kohe. Me Bayernin, 33 vjeçari fitoi gjashtë tituj kampion dhe u bë kampion i Europës duke fituar Ligën e Kampionëve në 2013.

Të lidhura

None found

Megjithatë, atëherë filluan problemet e pabesueshme të dëmtimeve. Në vitin 2017, Shtutgarti vendosi t’i jepte një shans, kur e transferuan nga Bayerni, por aty u shtuan problemet.

Në katër vjet, Badstuber zhvilloi vetëm 61 paraqitje në të gjitha garat për Stuttagrt dhe ishte më shumë ashtë fushës. Stuttgart e lanë të shkojë në Lucern, por ai nuk luajti mirë as në Zvicër. E gjithë kjo iu bë e lodhshme, ndaj vendosi t’i jepte fund karrierës.

Mbrojtësi mjaft i talentuar ka pësuar lëndime mjaft të rënda gjatë karrierës së tij dhe në momentet kyçe kur duhet të arrinte majat e botës. Ai pësoi tmerrin më të madh në dhjetor 2012 kur këputi ligamentet e gjurit, u kthye gjashtë muaj më vonë dhe këputi përsëri të njëjtat ligamente.

Pas kësaj ai këputi tendinën në kofshën e majtë dhe më pas në vitin 2015 lëndoi sërish të njëjtën pjesë të muskulit dhe iu desh të operohej. Ai dëmtoi kyçin e këmbës në vitin 2016, dhe më pas pati probleme me formën e tij fizike. Kur u kthye, lëndoi pulpën dhe aduktorin dhe më pas u shfaq sëmundja.

Në karrierën e tij, ai humbi 212 ndeshje për shkak të lëndimeve, sipas të dhënave të Transfermarkt. Së fundi ai i dha lamtumirë me fjalë emocionuese.

“Në fund të ditës, mund të shikoj prapa në një kapitull shumë të suksesshëm në jetën time, por do të doja të kisha pasur më pak lëndime”, tha Badstuber.

Ai luajti 31 ndeshje për kombëtaren gjermane dhe luajti në kampionate evropiane dhe botërore. Ai fitoi 16 trofe me Bayernin.

të fundit

Taulanti mbështet Granitin: Të gjithë gabojnë, askush nuk është i përsosur

Taulant Xhaka ka reaguar pas pranimit publik të vëllait të tij, Granit Xhakës, se kishte siguruar një certifikatë vaksinimi kundër…

3 hours ago

Dellova ndal Vlahovicin dhe spikat në triumfin e madh të Amedspor

Lumbardh Dellova zhvilloi një paraqitje të fortë në fitoren e madhe të Amedspor ndaj Beşiktaşit, në një ndeshje ku mbrojtësi…

3 hours ago

Illegal sexual enhancement supplement network dismantled, 6 people arrested

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski sonte njoftoi se suplemente për potencë janë në qendër të aksionit i cili filloi sot…

3 hours ago

Osman Selmani released from detention in Serbia; daughter: After many days of anguish, we were reunited

Është liruar nga paraburgimi në Serbi, Osman Selmani, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe në korrik të këtij viti.…

3 hours ago

Vlerësimi i 20 skuadrave të Premier League pas pesë javëve të para

Pas pesë javësh të sezonit të ri në Premier League, kampionati do të hyjë në një pauzë trejavore për shkak…

3 hours ago

VIDEO/ Alban Xhaferi këndon mes legjendave, në një moment festë për Vllazninë

Alban Xhaferi duke kënduarDitën e sotme, është mbajtur Kupa “Miqësia” në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës [...]Read More...

3 hours ago