Kombëtarja e Kosovës në futboll për femra tashmë e di se me kë do të përballet në edicionin 2027 të UEFA Women’s Nations League.
Shorti u hodh të martën në Nyon të Zvicrës, duke përcaktuar grupet për sezonin e ri të garës.
None found
Kosova u vendos në Grupin 4 të Ligës B, ku do të luajë kundër Sllovenisë, Turqisë dhe Hungarisë.
“Dardanet” nuk arritën të kalonin raundin e parë të plejofit kualifikues për Botërorin, që vitin e ardhshëm do të organizohet në Brazil. Ato u eliminuan nga Austria.
Megjithatë, Kosova siguroi ngjitjen në Ligën B për fushatën e radhës, pasi përfundoi në vendin e parë në Grupin C2.
Edhe Shqipëria, e cila gjithashtu garon në Ligën B, mësoi kundërshtaret e saj.
Kuqezinjtë do të jenë pjesë e Grupit 1, së bashku me Belgjikën, Rumaninë dhe Serbinë.
Grupi i vrasjeve i Policisë Kombëtare Spanjolle në Santa Cruz de Tenerife po heton rrethanat e vdekjes së sulmuesit të…
Serbia ndodhet në "errësirë" sa i përket politikës që do të ndjekë ndaj Kosovës pas fitores së listës studentore në…
Një valë sulmesh kibernetike ka goditur sistemet e ftohjes së supermarketeve në disa vende evropiane, duke shkaktuar rritjen e temperaturave…
Portieri i Andorrës, Jesus Owono, kishte planifikuar t’i kërkonte falje personalisht familjes së Jesus De Miguel, sulmuesit të Tenerifes me…
Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti aktakuzë ndaj A.J., të dyshuarit për vrasjen e Diana Kastratit, 15 vjet pasi ajo u…
Grupi i këshilltarëve komunalë të VLEN-it në Komunën e Butelit ka kërkuar zyrtarisht vendosjen e mbishkrimeve edhe në gjuhën shqipe…