Franca ka luajtur sot në mbrëmje ndaj Marokut në gjysmëfinalen e Kuptës së Botës.
Ndeshja ka filluar menjëherë në favor të francezëve, ku në minutën e 5-të, Theo Hernandez ka shënuar golin e parë të sfidës.
None found
Pjesa e parë kishte vetëm dy raste të konkrete, nga një për secilën skuadër. Franca me Giroud, ku sulmuesi i Milanit goditi shtyllën, ndërsa Maroku me një goditje “biçikletë”, ku gjithashtu përfundoi në shtyllë.
Pjesa e dytë ishte më ndryshe, ku Maroku ishte më në kontroll të lojës. Ata patën shumë raste konkrete brenda zonës së Lloris, por nuk ishin të aftë të finalizonin. Franca dukej sikur nuk dëshironte të lodhej, pasi ishin të bindur se do të preknin finalen.
Në minutën e 79-të, Dembele largohet nga fusha e lojës për t’i lënë vend djaloshit të ri, Kolo Muani. Ky i fundit, përfiton nga një top i dalë dhe në minutën e 80-të e dërgon topin në rrjetë duke çuar rezultatin në 2-0. Ky ishte edhe goli i sigurisë për Francën, ku dhe Maroku e kuptoi që nuk kishte më mundësi dhe forcën e duhur për të tentuar ndonjë mrekulli.
Tashmë, Franca do të gjejë në finale Argjentinën. Do të shohim një përballje të fuqishme, një finale të mrekullueshme, ku Messi dhe Mbappe do të luftojnë për të çuar kombet e tyre përkatëse drejt ngritjes së trofeut më të rëndësishëm në botë për një lojtar apo komb.
Sfida do të luhet ditën e djelë, data 18 dhjetor, në orën 16:00./h.ll/albeu.com
Franca ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Botës, pasi ka triumfuar me rezultat 2-0 ndaj Marokut në një…
Koncerti i reperit amerikan Kanye West në Tiranë ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare, teksa vendi prej 39 ditësh…
Policia ka dalë në një deklaratë zyrtare pas ngjarjes së rëndë e cila ndodhi pak minuta më parë në Kurbin.…
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit. Si pasojë e ngjarjes ka humbur…
Ish-futbollisti i Arsenalit dhe Manchester Cityt, Samir Nasri, është marrë në pyetje nga policia franceze si pjesë e një hetimi…
Real Madridi ka bërë një lëvizje të papritur duke kontaktuar përfaqësuesit e Marcelo Brozovicit për të vlerësuar gatishmërinë e mesfushorit…