sport

“Finalja e vogël” u takon ballkanasve, Kroacia mposht Marokun dhe shpallet e treta më e mirë e Katar 2022 (VIDEO)

Sot në orën 16:00, Kroacia luajti përballë Marokut për vendin e tretë më të mirë në këtë Kupë Bote.

Ndeshja ishte tepër e bukur dhe emocionuese, ku kjo gjë u dallua që në fillimin e lojës. Në minutën e 7-të, Gvardiol shënoi një gol të bukur me kokë të asistuar nga Perisic, ku nisi nga një skemë e bukur pas goditjes së dënimit.

Të lidhura

None found

Festa nuk zgjati shumë, pasi pothuajse e njëjta skemë, bëri që Maroku të barazonte rezultatin në minutën e 9-të me anë të Dari, ku gjithashtu shënoi me kokë.

Pas disa tentativash nga të dyja palët, konkretizimi erdhi nga Kroacia, ku një top fantazmë i servirur nga Livaja për Orsic, dhe ky i fundit shënon në mënyrë perfekte golin e dytë dhe të avantazhit për Kroacinë, dhe me rezultatin 2-1 skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes pas përfundimit të intervalit të parë.

Pjesa e dytë ishte pa gola, por më e bukur nga intensiteti i lojës. Kroacia dhe Maroku patën të dyja shumë raste konkrete, por finalizimi mungoi si te njëra, ashtu edhe te tjetra.

Kroacia Botërorin e kaluar doli si e dyta më e mirë, pasi u mposht nga Franca në finalen e madhe, por këtë Botëror, ata nuk mund të shkonin dot më tej se gjysmëfinalja, ku u përballën me Marokun për vendin e tretë më të mirë, për “Finalen e Vogël”, dhe mundën të fitonin./albeu.com

42′ 2 – 1 Mislav Orsic Assist: M. Livaja

9′ 1 – 1 Achraf Dari

7′ 1 – 0 Josko Gvardiol Assist: I. Perisic

të fundit

Izraeli pa fitues të qartë: blloku i Netanjahut humbet shumicën

Sondazhet e para pas daljes nga qendrat e votimit (exit poll) në Izrael tregojnë se nuk ka një fitues të…

16 seconds ago

Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama shpërthen ndaj të rinjve që protestojnë: Dhunues urbanë dhe përndjekësish online

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestat studentore, duke vënë në pikëpyetje nëse ajo që ai e cilëson si…

2 minutes ago

Vora dhe Vllaznia përballen në kërkim të fitores së vetme që u bën punë

Vora - Vllaznia VORA 0-0 VLLAZNIA“Abissnet Superiore”: Java 9-tëStadiumin: “FK Vora”Arbitër: Kreshnik Cjapi  FORMACIONET ZYRTARE:VORA: Harizaj; Zuna, Shehi, Shiba, Dionellis, Kashari,…

5 minutes ago

Pesë sfidat e Kategorisë së Parë në zhvillim: Pogradeci përballë Orikut, këto janë rezultatet

Kategoria e ParëKanë nisur 5 ndeshjet e sotme të Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 8-të, të gjitha…

6 minutes ago

Real Madridi shqyrton ofertë deri në 150 milionë euro për Bukayo Sakan

Real Madridi po planifikon një tjetër goditje të madhe në tregun e transferimeve, me yllin e Arsenalit, Bukayo Saka, që…

7 minutes ago

Gjykata Administrative e Apelit pezullon bojkotin e avokatëve në GJKKO: Kthehuni në seanca

Gjykata Administrative e Apelit ka pezulluar vendimin e Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë për bojkotin e proceseve gjyqësore. Vendimi i…

14 minutes ago