sport

Franca eleminon Portugalinë, “Gjelat” sfidojnë Spanjën në gjysmëfinalen e parë të Euro 2024

Ishte padyshim një përballje “kokë më kokë”, mes dy “gjigantëve” ddtë futbollit evropian, me “Luzitanët” e Portugalisë dhe “Gjelat” e Francës, që mbyllën gjithçka në rezultatin e bardhë, 0 me 0, sfidën çerekfinale, në “Volksparkstadion”, të Hamburgut, duke disktuar gjithçka mbi kualifikimin në goditjen e 11-metërshave.

Të shumta ishin rastet e shënimit nga të dyja skuadrat, me Randal Kolo Muani e Edoardo Camavinga, që patë shanset më të mirë për të kaluar “Gjelat” në avantazh, mirëpo fati nuk ishte në anën e tyre, ndërsa në anën Vitinha, Joao Cancelo e Bruno Fernandes tentuat portën e Maignan, mirëpo francezi ishte në formë fantastike mbrëmjen e kësaj të premteje, duke lënë gjithçka të barabartë deri në fund.

Të lidhura

None found

Falë goditjes së penalltive triumfin e madhe e arritën “Gjelat” e Francës, të cilët u treguan më të saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit, ndryshe nga “Luzitanët”, duke shënuar një penallti më shumë se këta të fundit (5-3), ku për portugezët gaboi “fantazisti”, Joao Felix, i cili goditi shtyllën.

Falë kësaj fitoreje të madhe, djemtë e teknikut Didier Deschamps arritën të sigurojnë fazën gjysmëfinale, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ku përballë tyre do të kenë Spanjën, me sfidën spektakolare, që do të zhvillohet mbrëmjen e 9 korrikut, në mitikun Bavarez, të “Allianz Arena”.

të fundit

Klidman Lilo rikthehet te kujtimet me Kombëtaren pas 2 vitesh, urimi special për 28 Nëntorin

Klidman LiloPortieri shqiptar, Klidman Lilo, ditën e sotme, me rastin e festës së Pavarësisë, ka shpërndarë në rrjetet sociale një…

4 minutes ago

Ministry of Health gives update: 47 injured in protest, five remain hospitalized

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar bilancin e personave të lënduar gjatë protestës së zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë. Ministria…

8 minutes ago

Begaj hosts reception for 28 November, Rama, Haxhiu and Basha among the guests, former Democratic Party leader stands beside US Ambassador Wendt

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka organizuar pritjen zyrtare me rastin e 28 Nëntorit, ku kanë marrë pjesë figura të…

9 minutes ago

Snowfall blankets Librazhd, snowplows deployed on the Zgosht–Sebisht route

LIBRAZHD – Reshjet e dëborës kanë përfshirë zonat malore të Librazhdit, duke sjellë një ndryshim të ndjeshëm të kushteve atmosferike…

9 minutes ago

VIDEO/ Protester hit with rubber baton, weapon breaks during clash with police at November 28 protest

Pamje të tjera nga protesta e 28 Nëntorit në Tiranë tregojnë momente tensioni gjatë ndërhyrjes së forcave të Policisë ndaj…

9 minutes ago

Hasani: Pristina and Tirana have a duty to protect the Albanians of the Preševo Valley

Derisa 28 Nëntori shënon bashkimin shpirtëror të shqiptarëve, realiteti politik në rajon vazhdon të karakterizohet nga sfida të shumta për…

9 minutes ago